• |
ide | kryesore

Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Ramush Hardinaj dolën në një konferencë për shtyp. Kreu i qeverisë së Tiranës u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë dhe diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, një ide e mbështetur fort nga Hashim Thaçi, por e kundërshtuar, po aq fort nga Haradinaj. Për herë të parë Rama doli në mbrojtje të Thaçit duke e lënë të hapur këtë mundësi duke sulmuar ata që kundërshtojnë presidentin e Kosovës.

“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë “shapin nga sheqeri”. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm. Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar” – tha Rama. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mos ja vere re o Ramush-se eshte nen efektin e niseshtes,ky psikopati.Ky eshte me gomar se gomeret qe e ndjekin nga pas.

  2. Dy metër kryeministër i gjysmës së shqiptarëve të Shqipërisë, shkon në Kosovë e ofendon duke i quajtur “gomerë” , qevernë e parlamentin e saj e .mbi 80% të shqiptarëve që nuk mendojnë si ai.
    Mandej kur akuzon se BE po “përkëdhel” si shumë Sërbinë, haron se nuk është BE por është komunistja italiane Mogherini që ka përkëdhelur si Vuçiçin, edhe Thaçin e Ramën.
    Cilido lider politik që në fshehtësi nga populli mer apo tenton të marë vendime me rëndësi të lartë kombëtare e në dëm të çshtjes kombëtare, e meriton fjalën tradhëtar e gomar bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *