• |
ide | kryesore

Rama përplaset në Pejë me gazetarët e Kosovës: Edhe ju kazan…

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka dhënë në Pejë një shfaqje që në Tiranë për fat të keq është bërë e zakonshme. Kreu i qeverisë shqiptare sulmoi gazetarin e Klan Kosova, Besnik Tahiri i cili pyeti kryeministrit Ramush Haradinaj për votimin e demarkacionit. Pyetja e gazetarit e nervozoi Edi Ramën.

“Z. Haradinaj a jeni penduar qe e keni votuar demarkacionin, sepse siç edhe Rama e përmendi, ka qenë gabim?”, – ishte pyetja e gazetarit.

Reagimi i Ramës ishte i shpejtë: “Ku e dëgjove se unë thashë që është gabim. Ku e dëgjove që thashë ashtu, unë jam këtu. Shko në kazan thuaje këtë, jo këtu para meje. Po deshe eja më prek nëse do me pa a jam i gjallë”, – i tha Rama gazetarit.

Deklarata e Ramës për korrigjimin e kufirit ishte: “Na takon të gjithëve që të ulemi të diskutojmë dhe ta shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu që ecën me fotografi e takime, por që nuk gjen zbatim në raportin konkret të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbe në tokën e rajonit tonë”.

Përveç kësaj Rama u kërkoi gazetarëve të Kosovës t’i kërkojnë famjle ministrit shqiptar të financave Arben Ahmetaj.

“Duhet të pendoheni ju për të gjithë sulmet e padrejta që i keni bërë ministrit. Ministri nuk ka pse të pendohet për ato që ka thënë”, – përfundoi Rama.



5 Comments

  1. Me ta e kruaj po ta hane babalen ne vesh o psikopat se je mesuar me keta gazetaret bythe lepires qe ke ketu.

  2. Stalin shishen berishes se I behet shurra vrapo,sa per gazetaret e klanit ne kosove qe na qenkan Cuba keto ta rruajn

  3. Ky komb ka vuajtur nga morat e kuq. Malarja e kuqe e denigroi kete vend ne vendin e fundit per cdo gje. Tani kenaqemi kur shohim brekushe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *