• |
ide | kryesore

Rama sfidon BE/ Kujdes do bashkohemi vetë me Kosovën

Arkiva, Kryesore



Edi Rama ka provokuar sërish BE, me një ide të vjetër të tij, atë të bashkimit të njëanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, nëse Bashkimi Europian për shkak të problemeve të tij të brendëshme vazhdon dhe tregohet i shurdhët. Por këtë herë Rama ka avancuar edhe një hap duke folur për hartimin e një strategjie të përbashkët mes Prishtinës dhe Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Regjizori i dy qeverive

Kjo nuk është hera e parë që shefi i qeverisë shqiptare aludon për këtë çështje. Nëse vija konsensuale e politikës së jashtme të Tiranës ka qenë konstante: “bashkim kombëtar brenda bashkimit Europian”, në shtator të vitit 2015, së bashku me Hashim Thaçin në një intervistë në Ulqin për Baton Haxhiun kryeministri lëshoi sinjalin për herë të parë. Ai i qëndroi tezës për bashkim pas anatërësimit në BE, por asaj i shtoi një por “nëse ky institucion nuk tregon verbëri taktike dhe i ngrin planet për integrimin e ballkanit, atëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bashkohen vetë duke mos e pranuar politikën tërhiq e këput të Brukselit.

 

Kryeministri shqiptar e ripërtriu provokimin gjatë një vizite në Kosovë  me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Duke folur përpara kuvendit të Kosovës Rama propozoi një president të përbashkët mes dy vendeve, përveç ambasadave të njëjta dhe një politike të përbashkët sigurie.

Edhe sot pa u mbushur as një vit nga ideja e Presidentit të përbashkët, në krah të Ramush Haradinajt në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar ka kërkuar hartimin e një strategjie mes dy vendeve për bashkim kombëtar, nëse Europa, që nuk po i hap negociatat Shqipërisë dhe nuk po i liberalizon vizat Kosovës, rrefuzon ti bëjë këto vende anëtare deri në 2025.

Shpesh këto deklarata të shefit të ekzekutivit kanë ngjallur reagimet alarmanet të fqinjëve tanë, por pavarësisht se ka bërë sikur i ka lënë në sheshtje Rama i ka rigjallëruar ato, siç tregon edhe kronologjia e mësipërme e Lapsi.al.

E veçanta e kësaj radhe është se ideja e baskimit po përdoret si një sfidë më e fortë ndaj BE dhe për të po kërkohen të hidhen hapa konkretë institucionalë. Sipas kryeministrit shqiptar këto hapa po bëhen të domosdoshëm për dy faktorë: Një si pasojë e pengmarrjes që po i bën BE frika nga qarqet ekstremiste dhe së dyti nga një lloj kompleksi përkëdheljeje që Europa po tregon ndaj Serbisë. “Rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe me reaksione negative sapo Kosova duhet të marr një çertikatë hyrje në institucionet ndërkombëtare” tha Rama në Pejë duke përmendur lobimin e Serbisë për të mos lejuar Kosovën të antarësohet në Interpol. ” Serbia shkon në të kundërt e asaj që është rruga e së ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga marrëveshja e roamingut dhe duke na detyruarne ta bëjmë bashkë, Shqipëria dhe Kosova” vijoi ai.

Kryeministri shqiptar foli edhe për “miqtë ndërkombëtarë që përkëdhelin Serbinë dhe i detyrojnë shqiptarët të ngrenë mbi shpinë pesha më të rënda sesa u mbajnë gjunjët”. “Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin. Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti, por është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë”, tha ai duke shtuar emumeracionin e argumentave se përse duhet një srtategji e përbashkët për Bashkimin Kombëtar.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Po është e vërtetë, mund të bashkohemi ashtu siç ndodhi në vitet 1944-1948, kur babi shpirtëror i edvin pelenës ju nënshtrua Titos ashtu si edvini vuçiçit

  2. O horr i strehes,qe Ben si karaxhoz me Bruxelin,po ti u vure kufi ne Kalimash o maskara e tani ben si patriot………

  3. Pavaresisht se kush eshte ne fuqi kjo deklarate eshte mjaft me vend sidomos per fqinjet tane qe nuk na duan fare.Ndoshta ne duam nje Haxhi Qamil ose Esat Pashe qe te na vije Princ Vidi qe ti behet qejfi opozites.Tamam qorra pa atdhe,pak na i kane bere,ndoshta me shume do te na qine.Keto momente jane shume te mira dhe per tu shenuar.Jam me PD ,por ne kete rast jam me gjithe shqiperine.

  4. Booo sa teatral ky. Negli duke ber teater. Ca te besh keshtu eshte kur ska opozit. Skan alternativ njerezit.

  5. Ky qe bente greve per futjen ne Nato. Tani ben si i forte se ja ruajne bythen te tjeret. SHQIPERIA PO ECEN NEN STRATEGJINE E SH B A DHE EUROPES. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *