• |
ide | kryesore

Rama zbulon bisedën me ministrin kosovar: “What the F*ck!”

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë një bisedë që i ka treguar ministri kosovar.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ministri i Punës në Kosovë i ka treguar se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën “Republika e Kosovës” nga fjalimi që pritej të mbahej në një aktivet ku merrte pjesë edhe qeveria e Prishtinës.

“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. “What the Fu*k” do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian” – tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *