• |
ide | kryesore

Regjizori i dy qeverive

2, Ide



Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ai e demostroi me shembuj se kjo është e vërtetë. I vuri në resht të gjithë ministrat, – me një skenografi të menduar që më parë-, të pozonin së bashku me shqiponjën mbi gjoks. E bëri Ramush Haradinajn të nënshkruante mbi flamurin kombëtar dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me një akt viril alla Tramp, e tërhoqi me forcë krahun prej ish badigardi të homologut të tij, për t’a theksuar se qe, ai dhe vetëm ai, regjizori i kësaj mizanskene.

Të gjitha këto imazhe të ekzagjeruara ku është e vështirë të përcaktohet kufiri i hollë mes nacionalistit dhe patriotit qenë veshja simbolike e asaj që kryeministri shqiptar do të ligjëronte me gojë. Ai hapi për të disatën herë temën e bashkimit kombëtar, por duke hedhur një hap më përpara, kërkoi një përgatitje institucionale të diplomacisë së dy vendve për këtë objektiv dhe vendosi edhe një afat skandence: 2025-ën.

Lexo më tej:

Çfarë tha Rama në Pejë për bashkimin Kombëtar

Natyrisht, ashtu sikurse ndodh në raste të ngjashme me të gjithë liderët shqiptarë edhe këtë herë nuk do të mungojnë komentet se Rama po vesh kostumin e nacionalizmit për të hequr vëmendjen nga problemet e brendëshme, apo se po flet për bashkim kombëtar për të shantazhuar ato qarqe perendimore që kanë filluar denoncimin e pushtetit të tij kriminal dhe të korruptuar.

Por, këtë radhë, problemi nuk është vetëm tek këto mëkate që i janë mveshur njëri pas tjetrit Berishës së parë, Fatos Nanos dhe Berishës së dytë.

E reja është se Rama po shton dozat anti europiane. Në optikën e deklaratave të kësaj të hëne është refuzimi i Brukselit që po detyron dy shtetet shqiptare të shkojnë drejt një projekti të përbashkët për 2025.

Sipas fjalëve të tij, fakti se BE, i premtoi kosovarëve lëvizjen e lirë dhe nuk ia dha (megjithëse ata e firmosën demarkacionin), fakti se Brukseli po përkëdhel më shumë sesa duhet Serbinë, fakti tjetër se frika nga ekstremi i djathtë po pengon përparimin e Shqipërisë, i detyron dy vendet të hedhin këtë hap.

Dhe pikërisht këtu kemi një ndryshim thelbësor të njërit prej akseve më të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme.

Nëse deri dje, të gjitha forcat serioze politike të vendit i përmbaheshn tezës “bashkim, brenda BE”, sot Rama po përpunon idenë: “bashkim si kundërvënje ndaj BE –së”, pra një lloj sfide ndaj indiferencës, injorimit dhe refuzimit që po tregon Brukseli.

Ndoshta as deri këtu këtu nuk ka ndonjë mëkat të madh. Sado të ketë brohoritur pro Europës, një komb i ndarë si i yni, nuk ka pse të mos ketë një plan B, aq më tepër sot që po flitet gjithnjë e më shumë për krizën e BE dhe të ç’integrimit të mundëshëm të saj.

Por, mëkati i Ramës nuk është ky. Nuk është as vizioni për të përpunuar një të ardhme alternative dhe as ai për të përafruar aksionin e dy qeverive me një qëllim kombëtar të përbashkët.

Loja e tij djallëzore konsiston në paraqitjen e situatës bardhë e zi.

Ai fajëson vetëm Brukselin, burokratët e tij, ankthin e tyre nga ekstremistët ksenofobë dhe komplekset ndaj Serbisë për mospërparimin drejt BE-së të dy pjesëve të ndara të kombit. Në gjysmën e gotës që sheh bosh, ai nuk thotë asnjë fajalë për shtetin jo funsional të Kosovës, për një shoqëri që nuk e ka kapërcyer dot sindromën e komandantëve të luftës, për një qeverisje të zhytur në krim dhe korrupsion, pa aq sa dhe kjo jona.

Përpos problemeve të vetë Europës janë edhe mëkatet tona –ndoshta edhe më të mëdha- që na bëjmë të mos avancojmë drejt saj.

Por, këtë anë të medaljes Edi Rama rrefuzon t’a shikojë. Ai e fsheh atë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke bërë që në dyzimin e kahmotshëm mes patriotëve, që luftojnë për vendin e tyre real dhe nacionalistëve që tentojnë të luajnë me emocionet e kombit të tyre virtual, ai të renditet me të dytët.

Pikërisht, nga që nuk përballet dot me tërë realitetin e hidhur, Rama tenton t’a fshehë gjysmën e tij. Ai i paraqet shqiptarët si viktima dhe Europën si të padrejtë. Dhe kur argumentat për këtë i mungojnë, kur e ndjen se ligjërimi i tij për BE-në si fajtor i vetëm, nuk është bindës, atë që lë mangut logjika ai mëton t’a mbushë me simbole.

Prandaj, këtë të hënë, veç fjalëve, ai u rek ta mbushë takimin e Pejës plot foto me shqiponja dhe autografë mbi flamurë, duke besuar se atë që nuk arrin ta bëjë dot një politikan i keq, mund ta plotësojë një regjizor i mirë.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Nuk e di Bushat se ne cilen ane je ,ben analize dhe nuk jep perfundim:eshte keq apo mire ky bashkim mgj te meta qe ka.Rama diku ka gjetur perkrahje per kete bashkim ne 2025,dikush e mbeshtet dhe kjo eshte kryesorja.Per unitetin e shqiperise dikush duhet ta marri inisiativen pamvaresisht se cilen force politike perfaqeson.Analiza jote Bushat me duket e kohes se Princ Vidit qe Shqiperia nuk udhehiqet dot nga shqiptaret por duhet dikush tjeter apo nje Esat Pashe tjeter.Rama ka te gjynahe plot si kunder dhe Basha apo Meta apo Berisha,por ne kete rast i ka dhene pergjigje te gjithe komshinjve qe na rrethojne,kjo qendron.Menyra jote Bushat e analizes eshte “hajde pse nuk iken”,qartesohu pak per shqiperine apo ke hallin e grekeve ,serbeve,maqedonasve,malazeseve ….per keta ne jemi te vdekur.

  2. Se çfarë thotë edvin pelena edhe qelbësirat rilindase bëjnë sikur e besojnë sepse ashtu hanë ndonjë korre bukë qyl, prandaj çdo analizë dhe koment se çfarë thotë ky monstër nuk ia vlen.

  3. Për vetë faktin se diktatori kriminel Enver Hoxha e quante Shqipërinë Republikë popullore socialiste, shqiptarët që e përjetuan atë skëterë të “kopështit të lulëzuar socialist në botë”, duhet të kishin alergji edhe ta dëgjonin fjalën socializëm. Po ja që ish PPSH na u quajt PSSH, hyri në sistemin politik demokratik pluralist si parti konkuruese, e pikërisht ai që në fillim vitet 90-të doli me kërkesën për ti vrarë gjithë komunistët, na u bë më vonë me votat e komunistëve enveristë lideri i “socializmit shqiptar”, në këto 5 vitet e fundit ka sjell[ në Shqipëri sistemin fashist të Musolinit. Musolini në rininë e tij ka qenë socialist e bile një i majtë ekstremist e mandej u bë lideri i fashistëve. Ndryshimi i Ramës me Musolinin është vetëm se nuk ka shans që ai të ndërmarë ndonjë luftë pushtuese si Duçja.
    Musolini u bë armik i komunistëve e demokristianëve italianë, me megallomaninë e çmendur të ëndrave perandorake romake, ama për hir të së vërtetës, në ato 20 vite që doli si lider i Italisë, i solli këtij vendi ndryshime kolosale të nivelit ekonomik e financiar e nivelit të jetesës e u shqua edhe si një luftëtar i vendosur kundër grupeve të famëshme mafioze italiane.
    Komunistët e enveristët sot janë çorientuar e nuk po dijnë se si ta vlerësojnë Ramën, si lider të tyrin apo si lider të mafies . Me fjalë ai akoma me djallëzi shitet si socialist thjeshtë për të ruajtur votat e militantëve të ish PPSH, kurse me veprime, ai ka kaluar në modelin e të djathtës ekstreme që në mënyrë tërësisht korruptive mbështetet tek oligarkët, kapitalistët e rij mafiozë që po uzurpojnë gjithë ekonominë shqiptare.

  4. Ne fakt titulli i drejte duhet te ishte ‘Karagjozi i qeverise shqiptare qe mbeti nje regjizor ne tentative i qeverise kosovare’! Nje turp i madh per kombin qe çeshtjet madhore kombetare diskutohen nga nje Haxhi Qamil si ky Edvini qe kemi sot… TURP!!!!

  5. Perfundimi eshte se ky , i gjati ine , duhet te largohet nje ore e me pare . Bresimi tek politikanet tane tasheme eshte zero dhe po shkon drejt boshtit negativ . Vetem ndergjegjesimi i njerezve dhe besimi ne Zot mund ta shpetojne kombin Shqiptar.

  6. Dhume respekte dhe pergezime.
    Me vjen keq qe jeni shume pak, por jeni opozita reale ne Shqiperi, jo te blere, por patriot qe e doni kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *