• |
ide | kryesore

Sot mbledhja e dy qeverive në Pejë, çfarë vendimesh merren

Lajme, Të fundit

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë.  Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër.

Radio Evropa e Lirë raporton se pas zotimit per unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit roming, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se mbledhja e përbashkët e të dy qeverive po mbahet në kohën e duhur.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se marrëveshjet që pritet nënshkruhen të hënën duhet të zbatohen dhe jo të nënshkruhen për marketing medial.

Duke përmendur rëndësinë dhe nevojën për heqjen e tarifave të romingut, Shahini thotë se përfaqësues të dy qeverive duhet të diskutojnë edhe për mundësinë e heqjes se taksës rrugore në Rrugën e Kombit që kanë vendosur autoritetet e Shqipërisë.

“Deri sa ne flasim për heqjen e romingut mes dy vendeve tona, mos të harrojmë se kohë më parë Shqipëria vendosi taksën rrugore, taksë kjo që është vlerësuar nga të gjithë e panevojshme dhe ngarkesë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës. Ndërkohë qyteti i Pejës është veshur kuqezi me rastin e festave të nëntorit, por edhe takimit të përbashkët të dy qeverive.

Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare

2 Comments

  1. Edhe nje pike tjeter duhet te shtoni :
    – Unifikimin e dy ushtrive : nese ruset do perpiqen te krijojn pipe-line (kanalin e gazit) neper mjet ballkanit, kjo munde de shkaktoj shum probleme ne ballkan..

  2. Mbledhje midis dy qeverive dhe ky palloshi i keput nje taks rruges se kombit qe me tere mend eshte hipokrizi totale.
    Hiqe taksen ne rrugen e vllazeris or idiot i gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu