• |
ide | kryesore

Vialli rrëfen për sëmundjen e tij: “Tani jam mirë, por nuk e di si do përfundojë”

Sport



Gianluca Vialli trondit botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Sampdoria e Juventus dhe ish-trajneri i Chelsea do të publikojë të martën librin e tij “Goals: 98 histori + 1 për të përballuar sfidat më të vështira” e në një intervistë për Corriere della Sera, ka rrëfyer luftën e tij kundër kancerit: “Do kisha dashur të mos ishte, por tani e mendoj thjesht si një fazë të jetës sime që duhet jetuar me kurajë e nga e cila duhet mësuar dicka”.

Vialli tregon gjithcka për sëmundjen e tij: “Jam mirë, por nuk e di si do të përfundojë. Nisa të shkruaj librin për të ndihmuar njerëzit të gjejnë rrugën e duhur – shpjegoi Vialli – Kështu, zgjodha disa shprehje motivuese, duke i ndërthurur me histori të sportistëve të mëdhenj, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citatet nuk funksionojnë nëse nuk je ti që funksionon”.

Ish-qendërsulmuesi tregon detajë të një ndjesie mes dëshirës për të mos i bërë të afërmit të vuajnë dhe asaj për të patur një ngushëllim, një fjalë që në këto raste mund të bëjë punë: “E dija që do të ishte e vështirë ti tregoja të tjerëve, familjes sime. Nuk doja ti bëja të vuanin personat që dua: prindërit, vëllezrit e motrën time, gruan Cathryn dhe fëmijët Olivia e Sofia. Të kap një ndjesi turpi, sikur ajo që po ndodh të jetë faji yt. Mbaja një fanellë poshtë këmishës, që askush të mos e kuptonte, për të qenë Vialli që njihnin. Pastaj vendosa ta tregoj historinë në libër”.

Hapësirë edhe për futbollin, e një histori të lavdishme, në të cilën Vialli rrëfen se lojtari më i madh ndaj të cilit ka luajtur është “Maradona i Meksikë ‘86”. Një mendim edhe për Juventus dhe Championsin e fundit të fituar nga bardhezinjtë pikërisht me Vialli: “Nuk është mallkim. Èshtë presioni. Nuk është e lehtë të gjesh ekuilibrin mes tensionit e qetësisë, me idenë se edhe mund të humbasësh. Nëse pastaj ke kundër Messi e Cristiano Ronaldo…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *