• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet hajduti, grabiste Benz-a dhe i braktiste

Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar me banim në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje të automjeteve, ka përfunduar sërish në prangat e policisë, për të njëjtën vepër penale.

K.K, u arrestua për vjedhjen e 4 makinave të markës Mercedes Benz. Policia thotë se automjetet e sekuestruara ua ka dorëzuar pronarëve përkatës. Të riut iu vërtetuan të paktën 4 vjedhje.
Në 22 shtator 2018 ai vodhi në lagjen “Isa Boletini” automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të H.H. një muaj më pas (23 tetor 2018), në lagjen “28 Nëntori” arriti të vjedhë automjetin “Mercedes Benz” në pronësi të N.K.

Më 18 gusht 2018, në lagjen “28 Nëntori” vodhi automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi A.D ndërsa në 9 maj 2018, sërish në lagjen “28 Nëntori” arriti të vjedhë automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A. Pasi i përdorte disa ditë 33-vjeçari i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *