• |
ide | kryesore

Video/ Gënjeshtrat e çiftit Rama – Veliaj për Unazën e re

Arkiva, Kryesore, Lajme



Protesta e Unazës së re përpos vjedhjes galopante të 40 milionë eurove për 2.2 km rrugë, ka nxjerrë në pah edhe mashtrimet gjigande të dyshes Rama -Veliaj që po bëjnë një propagandë të ethshmme për të mbuluar këtë grabitje. Opozita po nxjerr përditë thënie të kryeministrit të sotëm që pohoi gjatë fushatës 2013 se nuk diskutohet që shtëpitë nuk do të prishen, por puna është si të legalizohen për t’u kthyer në pasuri të ligjshme për banorët. Ai ka shkuar edhe më tej duke pohuar se edhe Enveri po të ringjallet nuk ka gjasë që ato shtëpi të shemben (videot poshtë).

Mirëpo si gjithmonë kur është fjala për mashtrime spektakolare, Veliaj e lë shumë më pas shefin e tij. Kryebashkiaku ka tentuar të bëjë një paralelizëm të cilit i ka dalë boja shpejt: atë midis atyre që protestojnë tek “Unaza e re” dhe atyre që protestonin dikur kundër projektit të Pazarit të ri. Dhe për të bërë këtë antitezë Veliaj ka sjellë shembullin e “ish armikut të tij”, Ylli Hidri (foto poshte), që sot ka biznesin e suksesshëm të restorantit “Markata e peshkut”, i cili po bën para falë reabilitimit që iu bë kësaj zone.

Por, siç del nga një video e publikuar sot në faqen në Facebook “Ne Shqipëria” (shiko poshte) e gjithë kjo fabul është një bllof. Se Ylli Hidri nuk ka qenë një armik (më i madh se ata të Unazës së re) i Veliajt, por një klient për hir të biznesit të të cilit, kryebashkiaku i ka rënë në qafë pronave të 5 qytetarëve të tjerë.
Eshtë e vërtetë se që kur filloi rikontruksioni tek Pazari i ri, Hidri e kundërshtoi projektin, por menjëherë më pas ai bleu vilën ku gjendet sot markata e peshkut dhe me sa duket, nga protestues u shndërrua në klient. Sepse për të rritur biznesin e tij bashkia ndihmoi që të shkatërroheshin pesë biznese të tjera. Ja si e ka teguar vetë “armiku” i Veliajt këtë histori: “Para disa kohësh, më thanë se një vilë në zonën e Pazarit të Ri është bosh dhe shitet. Më pëlqente shumë si vilë, nuk doja të shkëputesha nga Pazari i Ri, prandaj e bleva edhe pse pazari ishte në fillim të ndërtimeve e ishte me rrezik si do të shkonte…. Vila ishte e rrethuar me pesë dyqanet e veta. Për ta hapur më tepër ambientin, i kërkova Bashkisë të vinin për t’i shembur” ka thënë ai për Dritare.net.

Pra aq e fortë paska qenë lidhja restorant bashki sa ndërtesat qenkan prishur me thirrjen e të parës. Dhe siç dëshmon me zërin e saj në videon e “Ne Shqipëria” një nga familjaret që ushtronin biznes aty, dyqanet e tyre u shembën.
Në atë kohë, familjet e prekura e denoncuan prishjen e pronave të tyre pa të drejtë. Merita Bollati, Doloreza Qoli, Emanuela Kaimi, Sana Velaj dhe Bajame Koçi, pronarë të dyqaneve, i treguan FaxËeb, se ishin kërcënuar nga Ylli Hidri, pasi nuk kishin rënë dakord për t’ja shitur ambientet.

Dhe trupat e Veliajt u vunë përkrah armikut të shndërruar në klient edhe për arsyen e thjeshtë se ishte i afërt me deputetin socialist Xhemal Qefalia. Kjo është historia e një abuzimi të cilin Veliaj e solli si shembull në ditën kur ndezi pemën e krishtlindjeve tek pazari i ri.
Si gjithmonë për të mbrojtur kuzën, ai nxiton të tregojë se është i aftë të jetë një gënjeshtar më i paskrupullt dhe me më pa limit sesa Rama, i cili nuk bëri asgjë më shumë sesa u tha banorëve të Unazës së re, një rrenë elektorale.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Nuk ka asnje ngjashmeri shembja e shtepive per te vjedhur 40 milone euro, me rinovimin e pazarit te ri, o qen rrugesh erë.lej.fen

  2. Une e di qe Andi eshte kunder Rames!Jane femije blloku qe rruga i ndau! Andi me Tosin u bene analiste llapaqene dhe Rama u be ky qe eshte! Por nuk kuptoj nje gje sinqerisht! I gjithe investimi eshte 40 milione! Te 40 do t’i vjedhe Rama?! Injoranca dhe mediokriteti i bashkuar me mercenarizem tregon mungese inteligjente! Te jene budallenj Basha me Andi dhe Salun qe nuk dine nje arithmetike? Jo nuk besoj! Kane mungese inteligjente? Jo! Atehere ku eshte problemi…?

    1. Ne cilin segment te vjedhjeve je ti i paemer ? Dhe sic eshte aty ku po lef ( leh) ti, me 15% -20% fitim per pushtetaret, eshte dhe ky projekt. Apo e keni cuar doren tek 33% ? Per aritmetike ( quhet ne shqip) te gjithe jane te afte, ndersa per te vjedhur KM rama eshte numri nje.

    2. Or ti mos u lodh me te shkruar. ik jasht e shpeto, degjo mua. Shqiptari eshte kurve e keqe ore, hu me hu bredh e se ka per gje. Degjo mua ik.

  3. Shume mire e ben Lali Eri, ca ka te keqe me ia bo biznesin tjetrit gati per nje dore parash. Vari trapin njerezve , ata ankohen kot, ne kete rast mbase ankohen me te drejte , e ca pastaj ?? Kush po e rrun.

    Ju te lapsit beni mire te tregoni burimin e vertet te shkrimit qe vjen nga : exit pik al. do ishte me mire ta studionit rastin e kunatit te komunes se dajtit, nje katunar tirone rilindas! Kshu bohen leket jo tu bo gam gam me portale!

  4. Nuk eshte faji jone qe Rama dha Veliaj tallin penisin me analist-opinionist-xhenerik-pompistet e televizioneve .

  5. o Bushat jepni lajme nga Franca per ti hapur syte qorrave dhe veshet shurdhave. Po keto hartimet me rrenacake sbejne me efekt sepse e dime se kush eshte piktori dhe Lal morri

  6. Shikoni, kemi perpara disa sjpellare, por kemi edhe tuneliste. Me te vertete qe shpellaret jane bio se shpellat i ka krijuar natyra, por tunelistet ama jane shprehje e inteligjences ushtarake shqiptare qe u perpoq shume per te mbrojtur vendin nga imperialistet amerikane dhe socialimperialistet ruse. Prandaj mos u hani me tunelistet sepse njelloj sic e kane mbrojtur Shqiperine nga armiku i jashtem, do e mbrojne edhe nga armiku i brendshem shpellar.

  7. Edhe ketu eshte e njejata gje zoti emin qe u pa ne kronika gjoja ka rene dakort te hyjw me bisedime eshte nje ndertues qe ka mdertuar pallatin ne krahun e kasharit ka bar kafe e si duket ka marr nje leje tjeter ndertimi turp per keto monstra me nje kembe ne varr ben diversion kunder banorve qe nuk kane pasurin e tij maskara burre jae te till monstra ka negociu arsh.

  8. ORE ERION HAJVANI KU E GJETE TI TU JAPESH PARATE E POPULLIT VETEM PER CA VOTA ATYRE SHPELLAREVE QE ZAPTUAN TOKA E NDERTUAN PA LEJE …
    Nuk mundet qe taksat tona te shkojne per te paligjshmit qe kane zaptuar tokat

  9. Edi Rama në këto 5 vite të qeverisjes së tij, si një bojaxhi mediokër e jo si burrë shteti, e ka sjellë gjendjen e Shqipërisë në një tragji-komedi.
    Tragjikja qëndron në faktin se ndonëse kësaj qeverisje i përkasin skandalet e mëdha të kanabizimit e trafikut rekord të tij në Europë, të mbushjes së ekzekutivit e legjislativit me njerëz me rekorde kriminale, të gënjeshtrave flagrante të publikuara me zë e figurë, të abuzimeve të hapura në vjedhje të fonveve publike në bashkëpunim me oligarkët, ai kërcënon e ofendon mbi 80 % të shqiptarëve e jo vetëm opozitën partiake se do më shihne se çdo të bëj me ju “budallej”.
    Komikja është se ai e konsideron veten më i dituri, me i zgjuari, më patrioti jo vetëm i shqiptarëve, por i gjithë botës. Komikja është se ky “i zgjuar”, në vend që të japë llogari për skandalet e kësaj qeverisje, që nga mëngjezi e deri në darkë bën aktorin komik amator të estradave të dikurëshme të kooperativave bujqësore, duke kujtuar se po i vë në lojë të gjithë “ballistët” që nuk mendojnë si ai, duke luajtur me nofka emrash jo SHQUP-i, jo Babalja, Lul Kadriu, Artur Kadriu, Andi apo Ylli Kadriu, Ramazoni, Dermoni i gjithfarë emrash që i sajon truri i tij i sëmurë, duke kujtuar se me këtë do të mbulojë, talljen e qytetarëve me Edvin Drogën, Tualet Ballën apo Gjush akulloren.
    Ky emri Kadriu që duket se ja prish gjumin, besoj se e mbajnë mënd të gjithë shqiptarët se ka lidhje me ate monologun prej të droguari që vetë e publikoi gjatë kohës kur po kthehej nga Lezha në Tiranë.

    Kadriu nuk është veçse një nga mijra shqiptarë të thjeshtë që ja kanë përplasur në face book duke e kritikuar për marrëzitë e tij, e për të “Kadriu” personifikon armikun e budallain e madh që guxokërka të kritikojë të gjithëpushtetshmin kryeministër, apo “artistin e talentuar” siç e konsideron “Turi”.

    Nëse tragjikomedia shqiptare do të kishte si personazh të vetëm Edvin Ramën, nuk ma merr mendja se do të vinte puna e të zgjaste kaq shumë vite.

    Puna është se marrëzive të Ramës, i dalin si mburojë disa langoj lehës që mbushin mediat vizive e të shkruara në Shqipëri.
    Pashë një debat në studion e mederatorit televiziv Roland Qafoku.

    Në njerin krah ishin vendosur lehësit e Ramës e në krahun tjetër ishin dy juristë e një profesor.
    Nga krahu “ramist”, nuk më surprizoi që enveristi i njohur publikisht Idajet Beqiri bënte zhurmuesin ndaj kritikëve të Ramës, por pashë edhe dy gazetarë, një femër si Spiropali e një gazetaruc pa qafë me fytyrë bulldogu, që i kishin vënë vetes detyre së bashku me Beqirin, që të zhurmonin kritikët e Ramës e të mos i linin të flasin e të japin mendimin e tyre.
    Është një fenomen ky i zakonshëm që më ka rënë në sy në të gjitha debatet televizive.
    Moderatorët venë përballë dy panele, një kritik ndaj Ramës e tjetri bën avokaturën e tij jo me fakte e arsyetime, por vetëm duke lehur pa pushim për të mos lejuar ata që kanë përballë të thonë mendimin e tyre.
    Diku do të lehë ndonjë Lenc, në një studio tjetër ndonjë Spiropal apo Nazarko, diku ndonjë regjizor greko-shqiptar socialist, e diku tjetër ndonjë Muç që është bërë objekt anektodash me teorinë e luftës së qelbësirave për të sjellë në pushtet Edi Ramën.
    Nuk e kisha parë vetëm thashethemexhiun profesionist Mero Baze të dilte në debate televizive, por këto kohët e fundit, pata “kënaqësinë” ta shohë në ekran livë edhe fytyrën e tij,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *