Luftëtari i Muay Thai Gou Dakui ka hedhur KO me një goditje kombo të dhunshme kundërshtarin e tij dhe arbitrin e ndeshjes. Ylli kinez ka hedhur në ring zyrtarin e ndeshjes me një goditje të egër në fytyrë, pikërisht kur arbitri po mundohej të ndalonte luftimin në MAX Muay Thai.
Dakui ishte favoriti për të fituar ndeshjen kundër Tailandezit Super X Sitsontidech, por nuk e nisi mirë ndeshjen. 25-vjecari e mori veten në raundin e dytë, duke e vënë në vështirësi Super X. Por kur tailandezi filloi të mos kontrollonte më veten, arbitri u fut mes dy luftëtarëve për ti ndarë. Vetëm se Dakui nuk e kuptoi dhe lëshoi goditjen finale, duke hedhur përtokë kundërshtarin e tij bashkë me arbitrin.
https://www.youtube.com/watch?v=RkGrg482_to