• |
ide | kryesore

Erion Veliaj, mjeshtri i përçarjes së protestave

Kryesore, Lajme



“Përça e sundo”. Kjo shprehje që vjen prej Romës së lashtë është një parim që shumë politikanë e kanë jetësuar më së miri edhe në kohët moderne. Një shembull ekzemplar i saj është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. 38-vjeçari, kryetar i bashkisë së Tiranës e ka perfeksionuar parimin e Jul Çezarit sa herë gjendet përballë vështirësive apo kur kundërshtarët politikë duken se janë në avantazh.

“Përça e sundo”. Disa thonë se këtë logjikë e ndoqi që në nisje të karrierës së tij kur në krye të Lëvizjes “Mjaft” protestonte kundër qeverisë së Fatos Nanos në vitet 2003-2005 i mbështetur në prapaskenë nga Edi Rama që drejtonte levat nga bashkia e kryeqytetit.

Me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës Veliaj do të vihej menjëherë në provë. Çështja më e bujshme do të ishte ndërtimi i një këndi lojërash në parkun e liqenit artificial të Tiranës në shkurt të 2016-ës. Lapsi.al raportoi në disa shkrime të tij se pas këtij këndi fshihej një projekt për të ndërtuar lokale dhe kafene duke hedhur beton në zonën e vetme të gjelbër të mbetur të Tiranës. Presioni i shoqërisë civile erdhi në rritje ndërsa grupe të tyre protestonin çdo ditë pranë liqenit artificial. Protestat u mbështetën edhe nga Partia Demokratike në opozitë ndërsa nuk munguan edhe përplasjet e dhunshme me forcat e policisë bashkiake që shfrytëzonin natën për të prerë pemët apo hedhur beton. Për shkak të trysnisë dhe presionit në rritje Veliaj u tërhoq nga ndërtimi i qendrës së shërbimit dhe kafeneve, por kjo protestë shënoi edhe aktin e parë të përçarjes së atyre që luftojnë për një kauzë të drejtë.

Eljan Tanini ishte një nga protestuesit më në zë të asaj proteste. I riu ishte një nga ata që ra në sy për zellin e treguar kundër projektit dukshëm abuziv dhe me hije korruptive. Por zëri i tij kundërshtues u shua vetëm pak ditë para inaugurimit të këndit të lojërave. Befas Tanini pësoi një transformim të plotë, duke u bërë palë me kryebashkiakun Veliaj.

LEXO EDHE: Si po e blen Erion Veliaj shoqërinë civile

Ky i fundit e shpërbleu protestuesin e zellshëm me një çmim nga Bashkia duke miratuar një projekt të vendosjes së një avioni të krijuar nga Tanini në Fushën e Aviacionit. Më pas, po nga bashkia, ai mori aprovimin edhe për ndërtimin e një kioske te liqeni, poshtë këndit të lojërave për të cilin ai protestoi prej ditësh. Ky rast i shërbeu Veliajt për të treguar se si edhe shoqëria civile mund “të blihet”.

Nuk do të vononte dhe sloganin “përça e sundo” Veliaj do ta aplikonte në mënyrë edhe më perfekte në një tjetër kauzë të madhe që artistët e Teatrit Kombëtar ngritën kundër shembjes së godinës historike në qendër të Tiranës. Por ndryshe nga hera e parë, tashmë nuk bëhej fjalë për disa çiliminj që protestonin për parime idilike në mbrojtje të natyrës. Në lojë ishin miliona euro në një projekt ku sërish nuk mungonin lidhjet e pushtetit me biznesin që kur bëhen bashkë janë të gatshëm të shtypin çdo zë kundër.

LEXO EDHE: Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Këtë herë kundër projektit korruptiv ishin emra të njohur për të gjithë si: Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Roza dhe Dhimitër Anagnosti, Fadil Kujofsa, Ahmet Pasha, Medi Malkaj, Andon Qesari, Arben Derhemi, Altin Basha, Alfred Trebicka, Arben Dërhemi, Neritan Liçaj, Gulelm Radoja, Maks Velo, etj.
Por ndërsa ditët kalonin, njëri pas tjetrit, emra të rëndësishëm dilnin nga lista e kundërshtarëve. “Gojët e liga” flisnin për oferta “të pista” nën tavolinë, por edhe presione që u bëheshin njerëzve të ekranit. Erion Veliajt që mori flamurin e negociatorit me artistët i erdhi sërish në ndihmë shprehja e famshme romake. Këtë herë vendosi ta godiste protestën e artistëve nga emrat e saj më përfaqësues.

LEXO EDHE: Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Një darkë me Robert Ndrenikën dhe Mirush Kabashin në restorantin e Hotel Tiranës ku panë edhe një ndeshje të kampionatit Botëror të Rusisë i bindi aktorët e njohur për projektin e Bjarke Ingels. Ndrenika do të firmoste “pro” shembjes në Teatrit duke e vënë në themel “besën e shqiptarit” se toka e teatrit nuk do të prekej duke mbyllur sytë për PPP-të që i kishte kundërshtuar me aq forcë.

LEXO EDHE: Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Veliaj nuk u ndal me kaq. Menjëherë pak ditë më pas postoi në rrjetet sociale një foto me tre nga zërat më pikantë të protestës: regjisori Altin Basha dhe aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi. Veliaj shpalli me të madhe se ishte arritur marrëveshja me artistët, megjithëse kjo nuk ishte e vërtetë. Fitorja e Veliajt ishte arritja e përçarjes së kundërshtarëve.

Fundi i vitit 2018 e gjen Veliajn në një tjetër përballje. Banorët e Unazës së re kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre të ndërtuara me apo pa leje. Makina e propagandës u vu sërish në lëvizje. U gjetën sërish disa kokrra nga protestuesit që kishin firmosur me vullnet të plotë prishjen e banesave të tyre dhjetravjeçare duke pranuar të jetonin në shtëpitë një dhomë e kuzhinë të banesave sociale të ndërtuara nga Bashkia në Shkozë.

LEXO EDHE: Çfarë po blen Erjon Velija me Unazën e Re

Veliaj dërgoi menjëherë ruspat në zonën e Astirit megjithëse ora shënonte 22.00 dhe një shi i ftohte nëntori sapo kishte filluar. Edhe komenti në Twitter ishte gati ku Velaij përshëndeste gjestin e këtyre banorëve model përballë “shpellarëve” që vazhdojnë e kundërshtojnë projektin. Sërish synimi duket se u arrit. Veliaj u tregoi kryeneçëve se me hir a me pahir projekti i dyshimtë dhe 40 milionësh (euro) i Unazës së Madhe nuk do të kthehet mbrapsht. “Përça e sundo” tinzari i Tiranës! ©LAPSI.al



20 Comments

  1. njerzit ne diktature nuk e dinin qe ishin ne diktature. edhe me von kur e hodhen bustin e ati te semurit qe na la keta palaco si trashgimi, ishte teper vone !! nejse nuk pres qe ura vajgurore ta kuptoje nje gje te tille

  2. hani mut hani…. deri tani ai i ka fituar te gjitha betejat. Kurse juve ju ka mbetur te beni vetem gam gam gam gam .

    Nuk e di se cfare do shkruani kur ai ti fitoje prap zgjedhjet.

    1. Mut në fakt do të hani të gjithë edhe ata që nuk e kanë votuar, edhe ata që e kanë votuar dhe do ta votojnë.

      Por, ata që nuk e kanë votuar kanë filluar të largohen nga Shqipëria (500 mijë njerëz në 5 vite), prandaj mutin që do të hanin ata jua kanë lënë ju rilindasve neokomunistë që tju mjaftojë sepse kur nuk ju mjaftoi 45 vjet 5 vite nuk janë asgjë.

    2. Mutin e hani ju qe i shkoni prapa Eionit, se kush flet kundra mund te beje cdo gje vetem mutin e tij nuk po e ha ne kete rast. Militant i poshter!

    3. Duhet të të vij turp për logjikën që ke! A e kupton dot vjedhjen masive që ky hajdut bashkë me kryehajdutin në qeveri dhe hajdutët e tjerë të oborrit po na bëjnë të gjithëve? A e kupton që ato lekët e PPP nuk do pagohen nga xhepi Edi Ramës por nga xhepi jonë. E në një logjikë të thjeshtë ekonomike, këto para që do financojnë PPP korruptive do të zbriten nga zëra të tjerë si arsimimi e shëndetësia. Pra të humburit në fund jemi ne, ti, unë e tjetri, shqiptarët, që do të marrim më pak shërbime! Dhe pse ne i financojmë ato indirekt nëpërmjet taksave. Thirri mëndjes ti e të gjithë ata që mendojnë si ty para se të jetë vonë….

    4. O ta ngulte lali Eri mu ne …. e di vete ti. O sahanlepiresa o kriminele ordinere o varrmihesit e ketij kombi. Kur do vije ajo dite t’ju terheqin zvarre o kafshe me fytyre njeriu.

  3. Gje me te shpifur se
    Skena ku artistet u vune preballe
    Dhe erjoni rrinte siper tyre nuk kam PA
    Pashe edhe mbreme ne lajme
    Shtepite ku do futeshin ketà ditezinjte
    Ishin edhe te mobiluara si ato qe bejne per bamiresi.
    Sa per shoqerine civile
    Nese politika eshte kurve
    Dy rrospite me te medha Jane administrata shteterore dhe shoq .civile.
    Popull me te dhjere se ky i joni nuk gjen ne rruzullin tokesor.
    Jo vetem Tani qe qeveris Rama
    Keshtu Ka qene jete e mot.

  4. ORE ERION HAJVANI KU E GJETE TI TU JAPESH PARATE E POPULLIT VETEM PER CA VOTA ATYRE SHPELLAREVE QE ZAPTUAN TOKA E NDERTUAN PA LEJE …
    Nuk mundet qe taksat tona te shkojne per te paligjshmit qe kane zaptuar tokat

  5. Çfare turpi per ne si komb, qe lejuam me vullnetin tone te na drejtojne nje cop pederast nga Ura Vajgurore si ky Lal Pedro sebashku me skizofrenin drogaxhi te Surrelit, Edvin Protopapen..

  6. Puna eshte te besh gol,me bythe apo me kembe goli eshte gol.Veli mamaja ben gol ne cdo pozicion dhe per kete duhet lavderusr .Ne vemi ne stadium qe te shohim GOL por dhe te zihemi e te shahemi.I lumte Velise qe nuk ca trapin per shtypin ,ai ecen drejt fitores me kuc dhe me mac.Veliaj eshte pak si nevojtore por ketij mileti e vjen mire kur e shkerdhejne nga mbrapa me lezet.

  7. “Mashtrimi i rradhes i Erion Veliaj….
    Ne segmentin shkolla teknologjike sheshi Shqiponja nuk ka filluar prishja dhe as nuk do te filloj prishja e asnje banese derisa te zgjidhet ceshtja e shteti te bjere dakort me qytetaret.Kjo prishje po ndodh mbrapa amc ne Laprak te disa banesave te vjetra dhe magazinave qe jan njoftuar para 1 viti .. Ne nuk dorzohemi do ti mbrojme shtepit tona me gjak deri ne fund. Erion Veliaj ktu vendosim ne dhe jo hajdutet dhe mashtruesit si Ty”, shkrujanë në faqen e tyre protestuesit.
    Ky koment eshte botuar tek syri.net dhe, megjithese lajmet e ketij websiti jane te njeanshme, pasi eshte i opozites, jam shume me i predispozuar te besoj kete se thote syri.net se sa ate qe thote “Tunelisti” Veliaj. Arsyet do thoni ju. Po jya shpjegoj tani me pak fjale. Ky “Tunelist” asnjehere nuk thote te verteten. Le te marrim vetem dy thenje te tij, “Kam shitur fiq per te paguar studimet ne USA” pati thene nje here nese ju kujtohet. Te bejme pak llogarite. Nese nje kg fiq kushton 100 leke te reja (kete vere ate kosto pati) per te bere 10.000 Usd (nje vit studime kushton shume me teper se kaq) Tunelisti yne duhet te kete shitur 10 tonelata fiq. Pra per cdo vit dikush i ka falur 10 tonelata fiq dhe, duke shitur keta fiq me leket e nxjerra, tunelisti Veliaj ka bere nje vit studime. Per shpenzimet e ketushme nuk kishte problem sepse mami i tij kishte filluar te kursente per te bere dasmen ne kalane e Gjirokastres. Dhe ketu dalim tek genjeshtra tjeter e madhe. Nje dasem aktuaisht kushton nje milion leke (po marrim nje kosto minimale) E jema e Veliajt ta zeme ka nje pension prej 25.000 lekesh. I bie qe per 40 muaj ta kete kursyer komplet pensionin per nje dasem. Keto jane llogari te thjeshta matematikore qe e nxjerrin zbuluar tunelistin tone. Matematika nuk eshte opinion, por cfare t’i bejme shpellareve qe besojne cdo budallallek???

  8. mund edhe te mendohet qe ky elian tanini mund te kete perdorur protesten si mjet shantazhi kundrejt bashkise per ti dhene leje per kiosken

  9. Keta banoret e unazez se re nuk i shikuan sa te bukura ishin shtepite sociale..te vogela te ngeroheta..
    Dhe kembengulin akoma te rrine ne shtepite e tyre 3 kateshe shume te medha por te ftoha edhe takesa e shtepise eshte e larte..ndigjojeni lali Erin se ju don te miren..???..???

  10. TY QE DASMEN TA BERI NENA TI QE KE SHITUR FIQ KUNDRABAND TI QE KE MBUSHUR TIRANEN ME KJOSKA TI QE NE CDO 30-M PO NGRE PALLATE PER TE PASTRUAR PARAT E DROGES KORRUPSIONIT ME PPPKKKLLL TI SORJAN I GRISELDES TI MUNDOHESH TE PERCASH FAMILJET DHE DON TI NXJERRISJSHT NESE NJE DITA TE PERGJIGJRGJ PER TE GJITHA TI NJE SKUTH QE FSHEHESH PAS RAMES QE EDHE ATE DO KAFSHOSH SI INTRIGANT QE JE………….

  11. Po a mendon Erion djali illegal I Ahmedin Naxhatit se neser do te perballet me zemrimin e popullit dhe nuk mund te fshihet ne brekushet e Edvinit.Edhe ai po kerkon vrimen e miut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *