• |
ide | kryesore

FOTO/ Gazetat serbe vënë alarmin: “Skandal! Po krijohet Shqipëria e Madhe”

Lajme, Të fundit



Pothuajse të gjitha gazetat në Beograd kanë pasqyruar në faqet e para të numrave të së martës mbledhjen e djeshme të dy qeverive shqiptare në Pejë. Me titur të fortë, të përditshmet serbe akuzojnë kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj se po vënë në zbatim projektin e Shqipërisë së Madhe.

Gazeta “Alo” e ka hapur me një titull të madh duke lajmëruar se se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë vendosur edhe një datë për bashkimin.“Shqiptarët bëhen një shtet në 2025-ën”, shkruan kjo gazeta.
“Kurir” që është hapur me një tjetër titull të fortë ku nuk mungon stiketi si “skandal” i asaj që u pa në Pejë. Sipas tabloidit serb Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës shënuan aktin përfundimtar për krijimin e një Shqipërie të madhe.

“Të mbledhur në Pejë anëtarët e të dy qeverive kanë hedhur hapa konkretë për të arritur ëndrrën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Është vendosur të krijojnë një bashkim doganor midis dy vendeve dhe të shfuqizojnë tarifat doganore. Udhëheqësit shqiptarë e çuan më tej agresivitetin e tyre bënë një fotografi të përbashkët mjaft provokuese ku të qeshur tregojnë shqiponjën me duart e vëna mbi gjoks. Ndërsa fliste për Serbinë, Rama përdori shprehjen: “What the fuck” sepse sipas tij Serbia po vepron në mënyrë agresive ndaj Prishtinës. Haradinaj nuk mundi ta fshehë entuziazmin duke konfirmuar se Prishtina dhe Tirana janë në rrugë për të bashkuar tregun ekonomik” – shkruan Kurir.

Edhe gazeta “Novosti” e ka hapur me foton e Ramës dhe Haradinajt që vënë duart mbi flamurin kuqezi ndërsa shkruan: “Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe”.

“Në mes të shtetit të vetë-shpallur të Metohisë dhe Kosovës dhe kabinetit ministror të Tiranës, me provokime dhe fyerje në kurriz të Serbisë, të hënën ata bënë një hap të madh drejt arritjes së projektit të rrezikshëm të “Shqipërisë së Madhe”! U sigluan një sërë marrëveshjesh të cilat krijuan parakushtet kryesore për prishjen e kufijve në të dyja anët, me miratimin e dukshme e Perëndimit, të planifikuar për 1 janar” – shkruan “Novosti”. ©përgatiti lapsi.al



5 Comments

  1. KETRA SHKRIME NE SERBI FINANCOHEN NGA RAMA VUCIC DHE FACI MOS MERZITENI SERB SE KENI VELLAJN GREK KRYEMINISTER NE SHQIPERI KENI GUZHINJERIN E NDARJES SE KOSOVES RAMEN KETU VLLAJ QE I KA LIDHJET GREQI-RUSI-SERBI VETEM E VETEM TE MBAJ PUSHTETIN SIC BERI ENVERI ME TITON MOS MERZITENI SHUME DHE JU KAZANI I MEDJAVE SERBE TE PAGUARA NGA RAMA

  2. Pse skandal o ju qi..rropt, eshte e drejta e dy vendeve sovran ta bashkojne trungun e ndare padrejtesisht. Apo doni te presim deri sa te aneksoni ende troje shqipetare bashke me grekun. Majde bashkimi i Shqiperise dhe Kosoves eshte vonuar setepermi dhe eshte vene ne rrezik realizimi i saj. Mosnjohja e Kosoves nga serbia dhe provokimet greke ne jug kete kane si qellim, pengimin e Shqiperise dhe Kosoves te prosperojne dhe te behen nje Shtet i Vetem. Po pritem SHBA dhe Rusine do jete shume vone dhe kurre skemi per te ecur para. Duhet ndjekur me kujdes dhe vendosmeri shembulli i Izraelit, shembulli i politikes se faktit te kryer, ndryshe sdo e kemi te lehte dhe te gjate si komb nese nuk reagojme shpejt!

  3. Ju te lapsit nuk leni rast pa na I sjelle lajmet serbe dhe greke ku shqiperia shahet,paraja per ju eshte gjithcka bashke me saliun dhe lulin,bravo shpellare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *