• |
ide | kryesore

Libertadores: River rrezikon shumë, hapet hetimi disiplinor

Sport, Video

Në pritje të mbledhjes së Conmebol, për të vendosur datën e ndeshjes së finals së kthimit të Kupës Libertadores, federata amerikano jugore ka njoftuar se “ka hapur një hetim disiplinor zyrtar kundër Club Atletico River Plate për incidentet e ndodhura në 24 nëntor në rastin e ndeshjes së kthimit kundër Boca Juniors”.

Conmebol ka informuar ndër të tjera se River është njoftuar mbi këtë zhvillim dhe ka 24 orë kohë për të prezantuar provat e shfajësimit. Rreziku është që River mund të dënohet për përgjegjësi objektive, me humbjen në tavolinë që do ti dorëzonte trofeun Boca Juniors, pas 2-2 në ndeshjen e parë në Bombonera.


Kërkesa e për fitoren në tavolinë ishte bërë më parë nga presidenti i Xeneizes, Daniel Angelici, që shpjegoi: “Jam I bindur që ndeshjet fitohen në fushë, pòr i detyrohem kaq tifozëve të Boca për atë që ndodhi në 2015”.

Ndeshja që ishte në program pqër tu luajtur të shtunën, nuk u luajt për shkak të sulmit të cmendur të tifozëve të River Plate ndaj autobusit të Boca në hyrje të stadiumit Monumental . Disa lojtarë të Boca, mes të cilëve Carlos Tevez, patën pasoja për shkak të gurëve dhe gazit lotsjellës që hynë brenda autobusit. Pablo Pérez e Gonzalo Lamardo, Leonardo Jara e Nahitan Nández madje u transportuan në spital për mjekim më të specializuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu