• |
ide | kryesore

Milan, Bonaventura operohet me sukses në Pittsburgh: 8-9 muaj rikuperim

Sport



Askush nuk kishte dyshimin më të vogël se Giacomo Bonaventura e kishte përfunduar sezonin. Kështu Milan ka humbur një nga lojtarët e tij më të mirë, por sot ka lajmëruar përfundimin me sukses të operacionit.

“AC Milan lajmëron se Giacomo Bonaventura është operuar me sukses në gjurin e majtë. Operacioni i kryer në Pittsburgh nga kirurgët Volker Musahl dhe Freddie Fu me prezencën e stafit mjekësor të Milan, ka përfunduar me sukses dhe koha e rikupërimit do të zgjasë 8-9 muaj”, shkruhet në komunikatën për shtyp të Milan.

Lojtari i Milan ka patur shumë probleme muskulore në këtë periudhë, veçanërisht me gjunjtë. Më pas është zbuluar se shqetësimet vinin nga kërci. Një pikë delikate për të gjithë futbollistët, por operacioni ishte bërë i pashmangshëm.

Tashmë Bonaventura mund të rikuperojë pa u ngutur për t’u kthyer në dispozicion të Milan sezonin e ardhshëm, ndoshta me skuadrën të kualifikuar në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *