• |
ide | kryesore

OKB: Në Afganistan mbi 300 000 të shpërngulur për shkak të konfliktit

Planet



Betejat e vazhduara në pjesë të ndryshme të Afganistanit kanë detyruar më shumë se 300 000 persona të shpërngulen që prej janarit 2018, sipas një raporti të OKB-së të publikuar sot.

Vetëm në provincën juglindore të Ghaznit, 2 511 familje ishin shpërngulur nga betejat e vazhduara, thuhet në raportin javor të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Distrikti i Malistanit dhe Jaghorit në Ghazni kanë regjistruar një valë sulmesh nga luftëtarët telebanë këtë muaj.

Deri në mes të tetorit, mbi 250 000 persona ishin shpërngulur për shkak të konfliktit, kryesisht në provincat e Uardak, Baghlan, Nangarhar dhe Helmand.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *