• |
ide | kryesore

“Pi duhan, paguhesha 1000 euro në muaj dhe e kam motrën homoseksuale”: rrëfehet Nainggolan

Sport



Radja Nainggolan rrëfehet për France Football, por jo gjithcka është sipas shijeve të tifozëve të Inter: belgu tregon jetën, familjen e futbollin dhe e bën duke nisur nga veset, ose ato që konsiderohen të tillë: “Po, pi duhan. Ashtu si bëjnë shumë të tjerë, po nuk e fsheh. Nuk jam një bad boy: jam një që jep gjithnjë maksimumin”.

Në një intervistë të gjatë të mesfushorit sigurisht ka kapitullin e saj edhe familja: “Jam i lumtur për origjinën time edhe pse nuk kam bërë një jetë të lehtë për shkak të babit tim. I dhashë një mundësi të dytë në udhëtimin tim në Indonezi, por gjërat nuk shkuan si duhet. Nuk ka shumë nga origjina, por nuk e mohoj asnjëherë. Ndihem nga Anversa, ndërsa si futbollist jam italian nga pikëpamja teknike e taktike”.

“Në kohët e Piacenza fitoja 1000 euro në muaj – vazhdoi të tregonte belgu -. Ishte minimum, por jo për mua e familjen time. Përpiqem të garantoj një nivel të mirë jete për gjithë familjarët. Inspirohem nga mamaja ime, që u nda nga jeta pak vite më parë. Ishte personi më i rëndësishëm për mua. Nuk kishte shumë por më dha gjithcka duke bërë aq sakrifica. Tani kam një lidhje të fortë me motrën binjake. Ajo është homoseksuale dhe është e lumtur. I pranoj të gjithë si janë, kështu i shoh unë gjërat “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *