• |
ide | kryesore

Vendimi/ Një vit i ri pa fishekzjarre. Arrest për shitësit

Arkiva, Kryesore



Aksidenti i rëndë me policen Ina Nuka që humbi gishtat e saj gjatë protestës së Unazës së re, duket se i ka detyruar organet e rendit t’i vënë gishtin kokës. Fakti se policja 24 vjeçare, u plagos me ato që policia i konsideron si mjete piroteknike, por që qytetarët i blejnë thjeshtë si fishekzare për ti hedhur tifozët e stadiumeve apo festuesëst e vitit të ri, po bëhet shkaq që të shqyrtohet ligji për importimin e tyre.

Sot Ministria e Brendëshme ka shpërndarë në media një video didaktike (minuta 09.11) ku tregohen dëmet që bëhen nga këto lëndë shpërthyese. Njëkohësisht me to është njoftuar po nga kjo ministri se “në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme. Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera shtetërore do të intensifikojnë kontrollet dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar rrezikun për sigurinë publike që buron nga përdorimi i mjeteve të rrezikshme”.

Për sa kohë që qeveria do të marrë këto vendime policia fton qytetarët dhe tregëtuesit e këtyre lëndëve plasëse, të ndërpresin importin magazinimin dhe tregëtimin e këtyre lëndëve madje ajo ka paralajmëruar edhe arrestimin e atyre qytetarëve që kapen me produkte të tilla.

Pas çmendurisë së vitëve me radhë, ndoshta këto kufizime, do të nxisin festime më të qeta të orës 00 të 31 dhjetorit që i shndërron qytetet tona në flakë e zjarr.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Hahahaha ci vjen nga bytha edvin skizofrenit e ben ligj direkt.me vjen shume keq vetem per ata qe nuk i dhane voten se kush ia dha rropte ne pidh tju qije e mos ankohen fare

  2. Batall i modh…kemi akoma kallashët qy nga 1997. Ky popull e ka ndarë mendjen që të festojë kalimin nga një vit fukarallëku në një vit tjetër fukarallëku.

  3. Ka filluar te kete frike policia nga fishekzjarret. Se shpejti do kete frike edhe nga pordhet e njerezve. Se jane polica te pislliqeve, droges dhe zhvatjes, ndaj vjen nje moment kur fillon i ze frika edhe nga pordhet

  4. Pastaj nuk do lejohen më floket e gjata…..
    Minifundet po ashtu jane te rrezikshme per shendetin…

  5. Pa ekstremizma politik do te thoja qe ne skemi kulture festimesh sidomos me gjera te rrezikshme . do jete ideale qe ne nderrimin e viteve te kishte vetem fishekzjarre qe leshohen nga ushtria dhe festime me koncerte dhe jo te duket sikur ka plasur lufta ku ne cdo shtepi shperthejne fishekzjarre dhe kapsolla nga cdo lloj cilesie dhe force . rruget mbushen me mbeturina fishekzjarresh dhe vendi mban era barut . Njerez shikoni me pak qytetarizem dhe qytet e tjera neper bote se si festojne . Jo cdo gje qe del nga shteti eshte e keqe , beni pak filtra .

  6. Sa te paskrupullt jeni!

    Nuk mund te justifikoni defomimin e lajmit, vendim i cili eshte mare per te mbrojtur jeten e femijeve dhe popullates te pafajshme per te ushqyer tufen e injoranteve per te mos thene ndersyer kafshet qe ju ndjekin.

  7. Doçeve nuk u rruhet per njerezit, por i ndalojne se kane frike, se me fishekzjarret futen ne feste edhe kallashet. Ne rremuje e siper mund te lere lekuren kryedoçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *