• |
ide | kryesore

Video/ Shuplakë bavareze Benfikës, Roma e fal vetë ndeshjen, CR7 spektakël në golin e Mandzukic

F1, Sport, Video



Gjithcka sipas parashikimeve në mbrëmjen e të martës në Champions League: fitojnë të gjithë ata që duhet të fitonin, duke zgjidhuar cështjet e kualifikimeve e duke mbajtur të hapur për ndeshjet e fundit, vetëm diskutimin e vendit të parë. Askush nuk gabon, madje edhe Manchester United, që i falet Marouane Fellainit me golin në minutat shtesë.

Bayern Mynih i përgjigjet fitores së Ajax (0-2 ndaj AEK Athinë) me pesë gola në portën e Benfikës. Ishte ndeshja e duhur për bavarezët dhe Niko Kovac, ti jepnin tjetër rrjedhë një sezoni që ka nisur shumë keq dhe në Allianz Arena skuadra përgjigjet, duke shkarkuar stuhinë mbi portuegezët e Benfikës.

5-1 me dy gola të Arjen Robben e dy të Lewandowskit, kampionët e Gjermanisë kompletojnë shuplakën me Ribery, duke bërë të pavlefshëm golin e Fernandes. Bayern Mynih ruan kreun e klasifikimit me 13 pikë, dy më shumë se Ajax, por ndeshjen e fundit do të luajë në Amsterdam dhe i duhet patjetër një pikë për të mbajtur vendin e parë.

Luajnë në mënyrë rokamboleske të katër skuadrat e Grupit F. Shakhtar fiton në transfertë me Hoffenheim, duke kaluar në avantazh të dyfishtë, përpara se të barazohej nga gjermanët. Kartoni i kuq i Szalai vendosi fatet e ndeshjes, duke i dhënë mundësinë Taison, të shënojë dygolëshin personal dhe golin e tretë për ukrainasit.

Dy herë në avantazh për Lyon ishte e pamundur të merrtë vendin e parë në Grupin G, i arritur po dy herë nga Manchester City. Anglezët që ishin mundur në ndeshjene parë në shtëpi nga Lyon, ishin koshient se një tjetër humbje do të thoshte vendi i dytë dhe një short i vështirë në 16 më të mirët. Laporte dhe Aguero kanë fiksuar 2-2 që qetëson në pankinë teknikun Guardiola.

Kampionët në fuqi të Champions nuk zhgënjejnë pritshmëritë dhe shkojnë fitojnë në Olimpiko për të marrë vendin e parë të grupit G. Me pikë të barabarta përpara ndeshjes, Roma kishte shansin më të mirë për fitoren, duke luajtur përpara publikut të shtëpisë, por skuadra e Di Francescos fal gjithcka vetë, duke u vënë në kaos të plotë në golin e parë të Bale e duke u dorëzuar plotësisht në golin e Lucas Vasquez, pak minuta më pas.

Fitore të njëjta, që i mbajnë Juventus e Manchester United në të njëjtat pozita. Bardhezinjtë nuk dikutojnë Valencian dhe vendos një veprim spektakolar i Cristiano Ronaldos, që corodit mbrojtësin në markaturë, përpara se të jepte asistin për Mandzukic, që e kishte të pamundur të gabonte.

Vetëm në minutat shtesë përgjigjet United me golin e Fellainit, që mban në lojë ende për vendin e parë anglezët e Mourinhos (10), që duhet të shpresojnë që në ndeshjen e fundit Juventus (12) të mos fitojë përballë Young Boys: sigurisht nëse Djajtë e Kuq të Mourinhos i’a dalin të fitojnë në Mestalla përballë Valencias.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group E
AEK Athens 0 – 2 Ajax
FC Bayern München 5 – 1 Benfica
Champions League – Group F
Hoffenheim 2 – 3 Shakhtar Donetsk
Lyon 2 – 2 Manchester City
Champions League – Group G
CSKA Moscow 1 – 2 Viktoria Plzen
Roma 0 – 2 Real Madrid
Champions League – Group H
Juventus 1 – 0 Valencia
Manchester United 1 – 0 Young Boys



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *