• |
ide | kryesore

Yllkat dhe shqiponjat i ‘zënë pritë’ ministres së Kulturës te Muzeu Kombëtar

Pikante



Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, i ndodhi diçka e pazakontë sot teksa po dilte nga Muzeu Historik Kombëtar ku mori pjesë në një aktivitet që organizohej për Kulturën Rome. Një grup fëmijësh të zbukuruar me flamuj kuq e zi dhe aksesorë të tjerë me simbole kombëtare, po mbanin radhë të hynin në Muze. Kumbaro ndalet dhe i shoqëron vetë brenda. Më pas kur del jashtë, përballet me një tjetër që po prisnin të vizitonin muzeun.

“I sistemova yllkat e kopshtit brenda dhe dal serish per t’u kthyer në zyre, por u përballa me një tjetër grup shqiponjash të vogla”, thotë Kumbaro.

Fëmijët e kopshtit dhe nxënësit shkojnë në muze apo vizitojnë monumentet e trashëgimisë në kuadër të Programit ‘Edukimi Përmes Kulturës’.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *