• |
ide | kryesore

‘Dita e flamurit’/ Rama dhe Meta urojnë shqiptarët me foto dhe video të veçantë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta uruan shqiptarët me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së flamurit.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka publikuar një foto të shkrepur në takimin mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Pejë.

Në foto shfaqet dora E Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”- shkruan Rama.

Yuhj7mhn

Presidenti Ilir Meta zgjodhi të urojë shqiptarët në 106-vjetorin e pavarësisë në “Facebook”, duke postuar një poezi të recituar nga dy nxënëse të shkollës 9-vjeçare të Rrozhajës.


“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!??Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *