• |
ide | kryesore

Champions/ Tottenham frikëson Interin, paqartësia mbizotëron në Grupin C

F1, Sport



Vendosen shumë gjëra në të mërkurën e Champions, pavarësisht se është ende edhe një javë për tu luajtur, deri në fund të fazës së grupeve. Në Grupin A dhe atë D luhet vetëm për të ndarë skuadrën e vendit të parë, ndërsa e gjithë vëmendja është në përplasjen Tottenham-Inter që mund ti sjellë një surprizë të shëmtuar zikaltërve në rast humbje. Krejt e paqartë situata në Grupin C, me PSG, Liverpool, Napoli e Crvena Zvezda të gjitha në lojë.

Atletico Madrid e Borussia Dortmund vazhdojnë duelin në distancë, në kuotë të barabartë pikësh 9. Fitoret në ndeshjet respektive kundër Monaco e Brugge do ti conte dy formacionet në transfertat e fundit vendimtare për të përcaktuar vendin e parë, me gjermanët të favorizuar në golavarazhin e ndeshjeve direkte.

Nuk ka probleme Barcelona në Grupin B, të paktën sa i përket kualifikimit. Natyrisht kjo nuk do të thotë që katalanasit e Valverde (10 pikë) të humbasin kundër PSV, duke qenë se në ndeshjen tjetër gjithcka mund të ndodhë. Inter me 7 pikë viziton Londrën për tu ndeshur me Tottenham (4), por një fitore e Spurs pa gola të pësuar, ose me diferencë të dy golave do ti jepte vendin e dytë anglezëve, që megjithatë ndeshjen e fundit e luajnë me Barcelonën.

Katër skuadra dhe vetëm dy pikë diferencë në renditje tregojnë qartë se cfarë ndodh në Grupin C. Humbjet në këtë raund janë praktikisht eleminim: PSG (5) pret në Parc de Prince Liverpool (6), me anglezët që vijnë nga humbja me Zvezda (4). Pikërisht ky rezultat futi në lojë serbët që shkojnë në Napoli (6) me ambicje për tu kualifikuar surprizisht.

Në Grupin D gjithcka luhet mes Portos e Schalke, që luajnë për vendin e parë, me kualifikimin që pothuaj e kanë siguruar, edhe pse një humbje e gjermanëve e kombunuar me fitoren e Gallatasaray në Moskë mund ta rrezikonte Schalke në ndeshjen e fundit .

KALENDARI I NDESHJEVE
Champions League – Group A
18:55 Atletico Madrid ? – ? Monaco
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Club Brugge
Champions League – Group B
21:00 PSV Eindhoven ? – ? Barcelona
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? Inter
Champions League – Group C
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Liverpool
21:00 Napoli ? – ? FK Crvena Zvezda
Champions League – Group D
18:55 Lokomotiv Moscow ? – ? Galatasaray
21:00 FC Porto ? – ? Schalke 04



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *