• |
ide | kryesore

E pabesueshme, Klubi mashtron për vdekjen e një lojtari që të shtynte ndeshjen

Sport



Një histori e pabesueshme vjen nga Irlanda. Ballybrack FC, klub që militon në Leinster Senior League, ka komunikuar lajmin fals për vdekjen e një lojtari të saj, me qëllim për të fituar shtyrjen e ndeshjes së fundjavës. Shtyrja i është lejuar, me një minutë heshtje në fushat e tjera e shiritin e zi në krah nga të gjithë lojtarët. Shoqëria ka përfunduar në telashe, ka kërkuar ndjesë dhe ka shkarkuar fajtorin.

Një drejtues i klubit, që më pas është hequr menjëherë nga detyra, shpiku lajmin se Fernando Nuno La Fuente, futbollisti spanjoll që kishte luajtur me Ballybrack, kishte vdekur në një aksident rrugor në rrugën e kthimit në shtëpi pas stërvitjes të enjten e kaluar. Motivi? Për të shtyrë ndeshjen në Arkloë. Sipas asaj që bën të ditur Irish Time, në fakt djaloshi është shëndoshë e mirë dhe që nga shtatori jeton në Galëay. Shopqëria ka kërkuar ndjesë për të gjithë, në vecanti ish-futbollistit të tyre, por tani rrezikon pasoja të rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *