• |
ide | kryesore

Ermal Fejzullahu:Nuk do pranoja vajzën këngëtare

Paparazzi, Slider



I ftuar në emision “NIN” ishte këngëtari Ermal Fejzullahu. Ai foli për karrierën e tij në muzikë, familjet dhe fëmijët. Ndërkohë ai na zbuloi se ndonëse djali i tij nuk ka zë për muzikë, vajza e madhe është absolutisht e talentuar. Por ai nuk do të dëshironte që ta shihte atë në skenë.

“Vajza e madhe ka vesh absolut. Ka luajtur në piano akoma pa u regjistruar, i ka gjetur tingujt veç me vesh. Por i dhemb zemra babës ta shohë vajzën në skenë sepse unë e di vetë. Jam rritur dhe nga babai im, edhe vetë dhe e di se çfarë ndodh në skenë, e di çfarë ndodh pas skene. Por i kisha uruar shëndet dhe ishalla ju prinë e mbara dhe talentin që e kanë, është kënaqësi për mua ta trashëgojnë. Unë jam pak fanatik, nuk kisha qef, nuk do mundesha ta shihja si këngëtare.”- është shprehur ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *