• |
ide | kryesore

“Fanatics” lajmërojnë mungesën në derbi, Tirana nuk shet dot 1600 bileta

Sport



Ethet e derbit të kryeqytetit kanë nisur. Partizani e Tirana do të sfidohen përsëri për fazën e dytë të kampionatit, me bardheblutë vizitorë në shtëpinë e tyre. Ky fakt ka bërë që të bojkotohet derbi nga grupimi më i njohur i bardhebluve “Tirona Fanatics”..

Grupi ultra, i krijuar gati-gati apostafat për sfidat derbi me Partizanin, ka njoftuar mungesën në Selman Stërmasi. Justifikimi i pakonceptueshëm, “nuk mund të jemi miq në stadiumin tonë”: vetëm se si miq aty kanë qenë të paktën në dy sfida derbi të sezonit të kaluar, që kur Partizani bëri marrëveshjen me Tiranën për të luajtur aty ndeshjet dhe nga atëherë, në ndeshjen e të premtes nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë.

Kjo është e fundit e serisë së konflikteve të nisura me kontestimin ndaj presidentit Halili, edhe më parë “Fanatics” kanë bërë paralajmërime, kërcënime, madje bojkote të ndeshjeve, por në fund faturat i ka marrë skuadra në fushë dhe po këta fanatikë jashtë saj, të pamësuar me faktin se i duhet të mbajnë kokën ulur për katër vjet ndaj rivalëve të qytetit.

Është e paimagjinueshme që në derbin e kryeqytetit Tirana, 1600 biletat që i takojnë si skuadër mike, ti ketë akoma në duar. Tribuna A është e shitur e gjitha, por sektori H, aty ku duhej të ishin Fanatics, është ende në pritje të tifozëve, që në këtë kaos, kundërshti idesh, mosmarrëveshjesh dhe deklaratash afeksioni për të treguar se kush është me tepër katolik se Papa kanë harruar 14 ndeshjet pa fitore në derbi nuk janë justifikim për të bojkotuar ekipin në prag të përplasjes me Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *