• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet kavajasi me 20 mijë euro false në makinë

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit njoftoi finalizimin e një operacion të koduar “500” të organizuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Kavaja të cilit iu gjetën në makinë 20500 euro të falsifikuara në prerje 500-ëshe. Për personin e arrestuar jepen vetëm inicialet G. Xh.

“Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular” – thuhet në njoftimin e policisë. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *