• |
ide | kryesore

Portret/ John Bolton, njeriu që pëshpërin në veshin e Trump për ndarjen e Kosovës

Arkiva, Kryesore



Këshilltari presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton është rikthyer idesë së mbështetjes së ndryshimit të kufinjve pas takimit të tij në Uashington me Hashim Thaçin. Ky ujk vjetër i administrative republikane, cili ka punuar njëkohësisht për Reganin, bushët babë e bir dhe së fundi për presidentin aktual është idhtar atyre rrymave konservatore që e marrin si të mirqenë faktin se nuk përbën asnjë mëkat, që akset e politikës së jashtme amerikane të ndryshojnë. Ai mbahet si një nga partizanët e ndryshimit të sotëm të administratës Trump për qëndrimet ndaj Iranit, marrëveshjes së Parisit për klimën, apo për konfiktin Izrael –Palestinë.
Ndoshta për këtë shefi diplomacisë serbe Ivica- Daçiç shkoi të takohet me të disa muaj më parë, pikërisht për të nxitur një ndryshim të ri në raportet shqiptaro –serbe.

Sipas një shkrimi të gazetës franceze “Le monde”, të përcjell nga Lapsi.al, që në gusht të këtij viti ia mvesh këtë meritë edhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner, Daçiç mori një shkelje syri në kryeqytetin amerikan. Ai deklaroi gjatë vizitës në ShBA se gjërat kanë ndryshuar dhe Këshilltari për sigurinë kombëtare nuk do ta zhgënjente: “Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve” tha ai në fund të gushtit që shkoi në një konferencë shtypi në Kiev.

 

Menjëherë, opinioni dhe diplomacia botërore u ndanë në dysh. Ndërsa Thaçi dhe Haradinaj e patën hedhur tezën e tyre për të cilën punonin prej një viti shumë njohës së Ballkanit e konsideruan këtë si një hapje të kutisë së Pandorës ndërsa kancelaria Gjermane Anxhela Merkel lëshoi ultimatumin: Kufinjtë e ballkanit “janë të paprekshëm”.

Lexo më tej:

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Zbulohet telefonata Merkel – Trump për kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës

Por nëse diplomacia Serbe e cila kishte marrë që më parë edhe konsensusin e Hashim Thaçit pati trokitur në dern e John Boltonit, ajo nuk kishte gjetur adresën e gabuar. Sepse përpos faktit se është një idhtar ndryshimit të qëndrimeve diplomatike tradicionale, ai ka dhe arkivë të pasur në konfliktin shqiptaro- serb. Lapsi.al i është rikthyer asaj:

Më 1999 ka qenë njohur qëndrimi tij kundër ndërhyrjes së NATO-s për bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Teza e tij askokohe, ndryshe nga idealet humanitare për të cilat fliste Klinton dhe Toni Bler ishte e thjeshtë: Pse duhet të prishemi me Rusinë për një vend të vogël që nuk na hyn në punë.
Edhe plot 9 vite më pas John Bolton nuk pati ndryshuar qëndrim. Ndërsa Prishtina përgatitej të shpallte pavarësinë ai shkruante: “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme për shumë regjione në botë”. Në këtë artikull të “Ëashington Times” me titull “Ëarning light on Kosovo”, ku ai nëshkruan krahas me ish-sekretarin e Shtetit, Eagleburger dhe ndihmëssekretarin e Mbrojtjes Peter Rodman idenë se: “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA-së”.
Pra nëse shihet me kujdes, Bolton ka qëndruar besnik ideve të tij dhe ai po përpiqet ti shtyjë përpara ato. Ai yn tek skifterët e kërkojnë një ndryshim radikal për politikën amerikane ndaj Kosovës, ndryshe nga ryma e përfaqësuar nga ish ambasadorja e ShBA në OKB, Niki Halley e cila në 21 shtator u tha gazetarëve: “Nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë” deklaroi ajo në një reagim qe e pasqyroi edhe Lapsi.al.

Analiza e “Foreign Policy”: Si të rindezësh luftën në Ballkan

Në fund të tetorit shtypi serb shkroi për një takim me dyer të mbyllura midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ku është diskutuar ideja se SHBA dhe Rusia të bëheshin protektorët ndërkombëtarë për marveshjen e mundëshme të ndryshimit të kufinjve.

Takimi Bolton – Lavrov/ Një marëveshje e fshehtë ruso- amerikane për kufijtë e Kosovës

Në fakt sado konspirative të duken këto informacione, një gjë është e qartë si drita e diellit. Qëndrimet e Moskës dhe të Uashingtonit nuyk kanë qenë kurrë më afër sesa sot. Nga njëra anë diplomacia Ruse thotë se pranon çdo marrëveshje që e pranon edhe Serbia kurse krahu radikal Bolton pretendon se nëse problemi zgjidhet nga dy palët, askush nuk ka pre e kundërshton më pas ndërkombëtarisht.

Pikërisht tek ky njeri, që flet në vesh Trumpit për të ndarë kosovën trokiti pardje Hashim Thaçi. Pas takimit Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje. A do të ndodhë ajo ashtu sikurse e kanë paraqitur Vuçiç dhe Thaçi dhe siç e ka përkrahur Boltoni. Zërat e atyre që kërkojnë ruajtjen e linjës tradicionale brenda Shtëpisë së bardhë po bëhen më të dobët. Ashtu siç rrëfen në librin e tij “Turp” gazeari i vjetër Bob Woodward, vetë Trumpi tall ata si “demokratë”. Prandaj shancet që këmbëngulja e një njeriu që ka qenë kundër Kosovës edhe në 1999 dhe në 2008, ta shpjerë përpara idenë e ndarjes nuk janë të vogla.

©Lapsi.al

Analiza në “The New York Times”: Një plan ofensiv për Ballkanin që SHBA duhet ta mbështesë



6 Comments

  1. E para e punës në trajtimin e kësaj teme të rishikimit të kufijve administrativë të Kosovës, ajo që është krejtësisht e pa kjartë për opinionin publik , është se çfarë po diskutohet në kulisat dipllomatike për këtë ndarje. Nëse është fjala për një shkëmbim teritoresh, që Serbia të marë Mitrovicën e komunat e tjera të Kosovës veriore me një shumicë sërbe si pasoje e kolonizimit, duke i bashkangjitur Kosovës vetëm Presheven, kjo do të ishte një humbje e madhe për shtetin e dobët ekonomik të Kosovës, e do të realizonte pikërisht ate qe kërkuant ta bëjnë me luftë serbëet e Millosheviçit. Tashmë dihet se Millosheviçi ndonëse ngrinte problemin e enklavave serbe të shpërndara në teritorin e Kosovës, Fushë Kosovën ku ishte zhvllluar një luftë e madhe midis Turqisë e Sërbisë ku luftën e fituan turqit, apo këmbënguljen se Kosova ishte qëndra historike e ortodoksisë serbe, të gjitha këto ishin pallavra.
    Serbëve nuk ju interesonte ai teritor ku ndonëse kishin kohë që ishin munduar ta spastronin etnikisht, dominonte popullsia shqiptare e përbënte pjesën më të varfër të ish Jugosllavisë. Atyre ju interesonin komunat veriore sëbashku me Mitrovicën, për pasuritë e mëdha mbi e nëntokësore që kishin.
    Ashtu si edhe në raste të tjera të historisë së shqiptarëve për krijimin e shtetit të tyre, edhe UÇK pati liderë që nuk dilnin nga kornizat lokale krahinore e që bënë gabimin e madh që shtabin e tyre ta vendosnin pikërisht aty ku teritoret shqiptare ishin më të rrezikuara, në Mitrovicë.
    Duke lënë mënjanë hamendësimet se kush politikan amerikan mund ti “fryjë ne vesh” presidentit, fakt është që Franca mesa duke këmbënguli që në këtë zonë të vendoseshin trupat e saj paqëruajtëse duke realizuar de facto ndarjen e këtyre zonave nga administrimi i qeverisë shqiptare të Prishtinës..
    Nuk dijmë që ndonjë ushtarak i vendeve pjesmarëse në NATO që morën pjesë në sulmin ajror kundër Sërbisë, në fshehtësi të bashkëpunonte me serbët, veç disa oficerëve francezë që kishin lajmëruar Serbinë se cilat ishin zonat e planifikuara për bombardim. Dihen gjithashtu edhe lidhjet e vjetra të dipllomacisë franceze me Rusinë e Serbinë. Nuk dijmë qe veçanërisht presidentët amerikanë Bush, baba e bir, të kishin ndonjë dobësi ndaj rusëve e serbëve, ndonëse kanë pasur një “këshilltar pro serb” si Bollton, përkundrazi ata pajtën mbajtur një qëndrim të ashpër e të prerë kundër rusëve e serbëve.
    Me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, u sajua një histori e gënjeshtërt se ai kishte qenë gjoja kundër bombardimit të Serbisë. Doli se ai, si disa gjeneralë të Pentagonit, kishin pasur mendimin se nuk duhej mjaftuar vetëm me sulmet ajrore ndaj Serbisë, por ushtria e NATO-s të ndërhynte edhe me trupa tokësore duke shkuar deri në Beograd, për të shkulur tërësisht strofullën e agresorit Millosheviç.
    Këto fakte i bëjnë të dyshimta referimet tek gazeta e majtë franceze “Le Monde”

  2. shqiptaret me trapat e kesaj bote vazhdojne te bojne tifozllik per merihanet. nderkohe merihahanet ja fusin sa krahu … sa ti haje nocka ….

  3. Ky mendimi i Xonit nuk osht pa gjo… se kshu thojne ene aqe ke blloku se enverb*tha atje e kishte te varme…

  4. ky plak i qelbur ka 20 vite qe flet kunder kosoves dhe shqiptreve
    ka dale hapur me kohe kunder shqiptareve

    mos te pranohet asnje propozim i tji sa kohe eshte ky aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *