• |
ide | kryesore

Vrasja te Blloku/ Zbulohet roli i Ervis Martinajt dhe kushëririt të Arbër Çekajt

Kryesore, Lajme



Marrin një tjetër rrjedhë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 4 tetorit 2018 në qendër të ish-Bllokut ku siç dihet mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Fillimisht u përfol për një përplasje mes grupit të Martinajt dhe atij të Ervin Matës, të dashurit të këngëtares së njohur Elvana Gjata, por mesa duket çështja qenka edhe më e thellë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që drejton hetimet i thanë lapsi.al se është shpallur në kërkim policor edhe biznesmeni Eldi Dizdari, i njohur edhe me emrin Denis Matoshi. Kamerat e sigurisë në zonë kanë identifikuar se rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë, biznesmeni ishte konfliktuar para lokal “Monopol” me biznesmenin Ervin Mata dhe komandon Mevjol Bilo. Dizdari është shpallur në kërkim policor për të dëshmuar nëse ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Por dyshimet janë se Dizdari është strumbullari fillestar i konfliktit.

LEXO EDHE: Vrasja te Blloku/ Burri i Suada Sherifit u përplas me partnerin e Elvana Gjatës për trafikun e kokainës (FOTO)

Nga informacionet e ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere të huaja kanë lindur dyshime se Dizdari dhe Mata janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar. Referuar të njëjtave burime te prokurorisë mosmarrëveshjet që ata kanë pasur më herët lidheshin me një dërgesë të madhe kokaine. Mata duhet t’i kthente një shumë të madhe parash Dizdarit, të cilat ky i ka kërkuar me ngulm.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se Dizdari nuk ka hyrë fare brenda në lokalin “Monopol”. Mata dhe Dizdari janë parë të debatojnë ashpër në trotuar. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike rezulton se Bilo është larguar nga Mata. Më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar me makinë.

Automjeti i tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tower”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërish pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Pak pas largimit të Dizdarit në lokalin ku ndodhi ngjarja ka mbërritur Ervis Martinaj me Fabiol Gaxhën dhe Eljo Haton.

LEXO EDHE: Vrasja në Bllok/ Elvana ishte një pretekst, palët kishin konflikte të hershme

Prokuroria ka dyshime se Martinaj po ndërhynte për shuarjen e konfliktit. Nga këqyrja që telefonit të tij, rezultoi se pronari i pikave te basteve i kishte kërkuar një mikut të tij të afrohej me armë pranë lokalit. Për këtë Martinaj po mbahet në arrest me burg ndërsa ka nisur edhe një hetim për pastrim parash si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Sipas disa dëshmive, ku përfshihet edhe ajo e pronarit të lokalit Redi Popesku, sapo ka hyrë brenda Ervis Martinaj është takuar me Ervin Matën dhe kanë biseduar veçmas me të. Nuk dihet arsyeja e përplasjes së Fabiol Gaxhës me komandon Merviol Bilo, por sërish janë të shumtë ata që thonë se Gaxha iu drejtua me fjalët: “Po ti çfarë ke që shikon?!” dhe më pas e ka fyer dhe goditur atë. Në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë ndërsa Ervis Martinaj ka bërtitur: “Mos! Mos! Çfarë bëni?!” Besohet se në një moment, komandoja Mevjol Bilo qëlloi me armë duke lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur.

LEXO EDHE: VIDEO/ Kush është ish-polici me nofkën “Santiago” i përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut

Për momentin biznesmeni me origjinë nga Tropoja, Eldi Dizdari është në kërkim policor pasi Prokuroria e Tiranës e kërkon për të dhënë shpjegime. Mësohet gjithashtu se ai është kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së importit të frutave ekzotikë të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

LEXO EDHE: Kapja e 613 kg kokainë/ Pse Gjermania po vonon ekstradimin e Arbër Çekajt

Një ndër dëshmitarët që duhet të pyetet në këtë çështje është planifikuar të merret dhe rrëfimi i këngëtares Elvana Gjata. Vendndodhja e kësaj të fundit nuk është gjendur nga policia, por prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër në të gjitha pikat kufitare që Elvana Gjata sapo të paraqitet në pikat e kalimit kufitar të ndalohet dhe shoqërohet në polici, ku të japë dëshminë. Ajo nuk është një person nën hetim, por që besohet se ka dijeni për të. Në arrati mbetet ende edhe i dashuri i saj Ervin Mata, komandoja Melviol Bilo dhe Fabio Alushi. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Boll me fjalen biznesmene se late nam. Elvana Gjata duhet te arrestohet per fshehje krimi pasi ka qene prezente dhe jo te shoqerohet thjesht per tu pyetur, ta pakten keshtu eshte ligji ne amerike

  2. eh mer legena te kalemit, e moret edhe ju nai lek qe te mbroni versionin e Vis Martinit. Ai paska shku me qetsu gjonat, bile edhe paska bertit “mos, ca boni” kur filloi sherri. Po ja qepni e qendisni neper gazeta e portale sic ja do qejfi atij, po i pregatisni terrenin qe diten kur ta lirojn si te pafajshem mos ti boj pershtypje njeriu. Ah sa ju di bytha ju.

    1. nqs lirohet ky vis martini do te thot qe ska me shtet e na ngelet vetem te vendosim vis martinin kryeminister.

  3. Familja berisha nuk flet per kete ngjarje ka konflikt interesi,visi nip I Liries,kushuriu ne gjermani vazhdon te tregoje,izraelitet japin te dhena,luli thot qe flamurin e ngrejti skenderbeu ne 1944,ky komunist ne formim nuk I hiqet nga mendja ky vit

  4. Llogjika e portalit ketu eshte qe nese ke nje aktivitet te rregullt qe paguan taksat je nje hallexhi, por nese je nje trafikant droge quhesh biznesmen. C’fare faji ka Elvana pastaj kur qe te vogel Lapsi e edukon me kete llogjik. Ajo don nje biznesmen e jo nje hallexhi.

  5. Nuk ka gje ne dore Lapsi per Vis Bq-ne. Do denohet mbi 10 vjet dhe do qendroje ne qeli i izoluar me asnje kontakt me boten per 1 vit. Kur te humbasin lidhjet jashte atehere do kuptoje Vis bq se cdo me thene ta krush me kacarum.
    Do i vrasin njerezit e aferm e me rradhe e te tjeret qe i kane ndenj afer.
    Do e shesin miqte nga frika.
    Nga grupi tjeter te gjithe dolen jashte e nuk ka njeri te ndaluar . As dhe komandon nuk do e arrestojne.
    Nese duhet te denohet komando, denimin duhet ta marre perse nuk e hoqi qafe Vis bq-ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *