• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham shpreson e PSG buzëqesh, Liverpool e Napoli e zgjidhin në ndeshjen e fundit

F1, Sport, Video



Spektakël dhe gola në mbrëmjen e Champions League, kualifikime, konfirmime, por edhe shumë gjëra që mbeten të zgjidhen në ndeshjet e fundit. Tottenham mban shpresën gjallë me fitoren e minutave të fundit përballë Inter, ndërsa në Grupin C i vetmi që buzëqesh është PSG, me Liverpool e Napolin që do ta zgjidhin mes tyre në Anfield Road.

Atletiko Madrid dominoi ndeshjen Monaco dhe mori papritur kryesimin e Grupit A, falë harakirit të Borussia Dortmund që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Brugge. Kaq mjaftonte për skuadrën e Simeones, që me golat e Koke e Griezman suportoi edhe daljen me karton të kuq të Savic. Francezët janë të paaftë edhe nga pika e bardhë për të bërë dicka, kështu që e mbyllin fushatën në vendin e fundit.

Kryesuesja e Grupit B është Barcelona, që shkon të fitojë në Eindhoven me rezultatin 1-2. Messi dhe Piquet spostuan ekuilibrat, duke e ngjitur skuadrën katalanase me 13 pikë të blinduar në vendin e parë, me një javë avancë.

Tottenham mban shpresën gjallë deri në javën e fundit, me një fitore në Wembley 1-0 përballë Inter. Këtë herë përmbysje të minutave të fundit nuk kishte, madje në të 80 vendosi ndeshjen Eriksen, duke i bashkuar skuadrat me 7 pikë, por me londinezët në vendin e dytë falë diferencës së golave në ndeshjet direkte me zikaltrit.

Do të vendosë Barcelona skuadrën që do ti bashkohet asaj në 16 më të mirat, sepse në ndeshjen e fundit Tottenham duhet të fitojë patjetër me Barcelonën për të mbajtur pas Inter, që në anën tjetër do të ketë një ndeshje relativisht të lehtë kundër PSV.

Paris SG i falet një starti të furishëm me dy gola të shpejtë, që i lejuan të ruajë dominimin e ndeshjes kundër Liverpool. Bernat dhe Neymar i japin francezëve vendin e dytë me 8 pikë, vetëm pas Napolit, por me shansin e madh se ndeshjen e fundit francezët do ta luajnë kundër Crvena Zvezdës së eleminuar tashmë.

Nuk mundi të futej në lojë, pavarësisht penalltisë së shënuar nga Milner në fundin e pjesës së parë dhe tani projektohet një ndeshje për jashtë ose brenda në javën e fundit kundër Napolit kryesues.

Skuadra e Carlo Ancelotti shkatërroi 3-1 Zvezdën, duke u ngjitur me 9 pikë në krye të Grupit C, vetëm se ka një problem: Liverpool me një fitore me dy gola diferencë në Anfield do ta barazonte me pikë dhe do ti merrte kualifikimin falë golave në ndeshjet direkte, gjithnjë nëse PSG shkon të fitojë në Serbi.

Porto siguroi vendin e parë në Grupin D, me suksesin 3-1 kundër Schalke 04 dhe me 13 pikë pret e qetë ndeshjen e fundit. Gjermanët të paktën kanë siuguruar kalimin e turit, falë Lokomotivës së Moskës së vendit të fundit që mundi 2-0 Gallatasaray.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group A
Atletico Madrid 2 – 0 Monaco
Borussia Dortmund 0 – 0 Club Brugge
Champions League – Group B
PSV Eindhoven 1 – 2 Barcelona
Tottenham Hotspur 1 – 0 Inter
Champions League – Group C
Paris Saint-Germain 2 – 1 Liverpool
Napoli 3 – 1 FK Crvena Zvezda
Champions League – Group D
Lokomotiv Moscow 2 – 0 Galatasaray
FC Porto 3 – 1 Schalke 04



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *