• |
ide | kryesore

“Die Presse” godet Ramën: Shqipëria mes drogës dhe miqësisë me Erdoganin

Kryesore, Lajme



“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”.

Kështu thuhet në një artikull i të përditshmes austriake “Die Presse” në një koment të botuar nga Karl-Peter Schwarz. Ai analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. Autori i analizës thotë se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë, citon lapsi.al.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin New York.

Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse” në artikullin e saj. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. I shkreti Andi! Nuk di nga t’ja mbaje! Me historine komuniste te te pareve te tij apo sic e urdheron Saliu! Ky eshte fundi i mercenareve! Mohimi i familjes se Andit eshte krimi me i madh i pipilushit !

    1. Kupton vertet shqip ti,apo je budalla?
      Citimi i nje Gazete te huaj,ka te beje me”mohimin e Familjes”se Andi Bushatit?!!!

  2. O i paemer o tu shufte emri me te vertete ketu sbehet fjal se Basha te vij ne pushtet o derrr koperative po per krimimin e qeverise drogen qe e helmon rinine shqiptare ardhmerine e kombit shqiptar

    1. mjafton qe mut ke ne tru si rama ti i pa emer dhe kuptohet qfare je.krymb qenefi nga muti stalin ne koperativen e derrave enver kristaq spiro kolek rama.

  3. Eshte shume zbavitese, kur nje analfabet injorant berishian si ZIgurri nga Qarri, te quan budalla! A je budalla -thote shkadroni – a ben vete? Si mundet, qe dikush nuk di te shkruaje shqipen, komenton dhe ju jep mend te tjereve apo dhe i ofendon! Koha e injoranteve saliniane! Ky dhe Ari i kane ngelur Andit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *