• |
ide | kryesore

Deklaratat / Dashuria e Monikës për Veliajn po përçan dhe LSI-në

Arkiva, Kryesore



Deklaratat e përçarta të Monika Kryemadhit në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ajo nuk mungoi të lavdëronte punët e mira që Erion Veliaj ka bërë në Tiranë, nuk kanë pështjelluar vetëm opinionin opozitar, por bien kryekëput ndesh edhe me vijën politike të partisë që ajo kryeson.

Pasi dikur ka thënë se edhe mund të votonte për rizgjedhjen e kryebashkiakut aktual, pasi ka derdhur lot duke i qarë hallin se “i keqi”, Rama mund të mos e kandidojë prapë, Monika Kryemadhi këtë të premte ka thënë: “Përveç teatrit dhe Unazës së madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet”.

Lexo më tej:

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë

Andi Bushati:LSI po sillet si parti e kapur

Pra sipas zonjës së LSI, megjithëse hedh firmat për të këqiat “Lalin” e detyron kryeministri, kurse punët e mira i bën vetë.

Mirë po ky qëndrim i përsëritur shpesh nga kryetarja, duket se nuk përputhet me mendimin e paraardhësit të saj aftashkurtër, Petrit Vasilit. Duke iu referuar thënies misogjine të Veliajt për gishtat e prerë të polices Ina, ish kreu i LSI-së tha dy ditë më parë se Veliaj i përket një race që nuk ka vlerë pa karrigen pas së cilës është ngjitur:  “…ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më”.

Por, më i ashpër ka qenë reagimi i sh ministrit të drejtësisë të LSI-së, Ylli Manjanit, i cili shpërtheu menjëherë pas thënieve të përçartura të Kryemadhit. “Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave”, shkroi këtë të shtunë Manjani. Duke i’u kundërvënë drejtëpërdrejt Kryemadhit ai vazhdoi: “Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme”.

Natyrisht si qëndrimet e Vasilit dhe ato të Manjanit shkojnë në vijim të qëndrimeve të opozitës. Por, në këtë kronologji, ato që çudisin janë zigzaket haluçinante të bashkëshortes së Ilir Metës. Nga thëniet e saj nuk kuptohet nëse ajo do të jetë në opozitë apo në pushtet për zgjedhjet e Tiranës. Nuk kuptohet gjithashtu se si ajo vazhdon të amnistojë një njeri që e ka akuzuar se i ka blerë anëtarët e këshillit bashkiak, për të bërë korrumin që i duhej PS.

Këto pikpyetje kanë vetëm një shpjegim: nëse ata këshilltarë bashkiakë, Monika i ka shitur vetë. Apo nëse më keq akoma, ajo është politikanja që përshkruan Edi Rama, që qëllon me çizme për të marrë pjesën e saj të tepsisë. Sepse sjellja e Kryemadhit ndaj kryebashkiakut, që po huton edhe LSI-në, i ngjan sjelljes së një politikaneje me lugë në brez.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Fotoja më lart po më pëlqen shumë dhe vlen sa 1000 fjalë, siç mund të vlente një puthje sa 1000 dollarë, në një foto tjetër , pas kësaj. Ato që tha Kryemadhi nuk më pëlqyen farë as mua, por profesioni i politikanit/ politikanës i ngjan profesionit të parë( prostitucionit), që njihet në histori, prandaj s’duhet marrë si çudi.

  2. O zot merren me Moniken. Sa shpejt harrojne njerezit se kush eshte cifti hajdut Meta. Vertet presin populli qe nje opozite e tille te qeverise mire Shqiperine? Keta jane te gjithe plehra. Ata mendojne vetem sesi te vjedhin me shume e te rrjepin popullin me taksa. A nuk i shihni si bejne aleanca treshja PD-LSI-PS si tu a doje interesi per tu bere bashke e vjedhur? Pastaj te levdosh nje shpifesire si Veliaj qe paska punuar per Tiranen eshte te ulerish.

    1. problemi eshte se e tere politika eshte kurve… pra Basha ose te vazhdoje te jete kurve ose te dali nga politika.

  3. O Lapsi i Bushatit !
    Është si është Monika, është si është Likja por edhe është si është Lali Eri, rreziku më i madh është që Shqipëria të shkojë keq e më keq me Edi Ramën kryeministër. Cilido që ja do sadopak të mirën Shqipërisë, i bie kokës së keqes së saj më të madhe që është e shtuquajtura “rilindje” që veç shumë të këqijave të tjera,ka përdhosur edhe nocionin “rilindje” që në Europë e Shqipëri ka lidhje me figurat më të ndritëshme të kombeve.
    Krahasojini rilindasit e mirëfilltë europiane por edhe ata shqiptarë, me bojaxhiun Rama e me debilët Balla apo Gjushi që i bashkon kënga popullore, “nuk ka bir kur…… që të na e hedh ne për prapësira”

  4. Duke gjykuar nga rendimenti fantastiko shkencor i qeverise, dhe arritjeve te saj fenomenale, lali kellira eshte thjesht duke i sherbyer Rames por ska vene dore si xhafa rama tahiri etj etj etj. Dmth jo m… por kake.
    Ndoshta duan thjesht te bejne lojra

  5. Monika ka gjithe te drejten e Zotit te thote mendimin e saj. Ku mçefet lepuri eshte pyetje hipotetike. Pyetja ime eshte PD do kandidoje kandidat per Tiranen apo do votoje Lalin Erin siç po e thote troç Monika?

  6. Pd duhet te tegohet fleksiel.Idet e PS dhe Lsi jane nje dhe mos kur tu vije momenti per te gren PD ehen ashke Ata dmth te majtet jane te paskrupullt ejne cdo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *