• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga aksidenti/ 24-vjeçari parakaloi shokun në urë, por humbi kontrollin

Lajme, Të fundit



Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugon Korçë – Maliq ku një automjet ra në lumë dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi 24-vjeçar, Gjergji Elmazi. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 te ura në dalje të Maliqit. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. 24-vjeçari Gjergji Elmazi, dyshohet se ka parakaluar me shpejtësi mjetin e një shoku të tij teksa udhëtonin mbi urë, por për pasojë humbi kontrollin, duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, dyshohet se 24-vjeçari ka humbur jetën nga asfiksia. Trupi i pajetë i të riut u nxor nga polimbarët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *