• |
ide | kryesore

Europa League/ Milan e Sevilla në kërkim të kualifikimit, Arsenal do vendin e parë

F1, Sport



Europa League pret konfirmimin e skuadra pretendente të kompeticionit, që kërkojnë të marrin sigurinë një javë para mbylljes së fazës së grupeve. Nëse Chelsea e Lazio kanë siguruar kalimin: londinezët si të parë me vetëm fitore dhe italianët pas shpinës së Eintraht, tashmë është radha e Milan dhe ekspertëve të turneut Sevilla të kërkojnë kalimin e grupit, me Arsenal që me një fitore siguron vendin e parë.

Në Grupin E, Arsenal do të luajë në transfertën e Vorskla me presionin e Sporting pas shpine. Vorskla nuk është emri që mund të shqetësojë londinezët e Emery, por megjithatë duhet të bëjë kujdes ndaj dëshirës për të treguar kapacitetin kundër një gjiganti si Arsenal. Tre pikët e avantazhit i mjaftojnë Topcinjve të mbajë kryesimin, me rezultat të favorshëm në ndeshjet direkte me Sporting, ndaj një fitorenë mbrëmje do ti jepte sigurinë e vendit të parë Emery.

Milan mund të jetë i qetë vetëm nëse mund Dudelange në Grupin F. Një pikë pas Betis (8), italianët e Gattuso do të sigurojnë kalimin, gjithnjë nëse një mes Betis e Olympiacos (7) del i mundur nga sfida direkte. Në të kundërt, me një barazim mes palëve, Milan do të ishte edhe më i lumtur, sepse do të merrte vendin e parë, e ndeshjen e fundit do ta luajë me Olympiacos në Pire.

Sevilla ndoshta nuk do ta kishte menduar se në këtë pikë të fazës së grupeve do të ishte pas Krasnoder në renditjen e grupit J, edhe pse me 9 pikë secila. Për spanjollët një ndeshje për të mos u humbur ajo me Standard, duke qenë se belgët janë vetëm tre pikë larg dhe luajnë në shtëpi. Krasnodar e ka më të thjeshtë detyrën përballë Akhirsaspor të vendit të fundit, por ndjesia është se gjithcka do të zgjidhet në ndeshjet e fundit kur rusët të jenë vizitorë në Andaluzi.

KALENDARI I NDESHJEVE
Europa League – Group A
18:55 Bayer Leverkusen ? – ? Ludogorets Razgrad
18:55 FC Zuerich ? – ? AEK Larnaca
Europa League – Group B
18:55 Rosenborg ? – ? Celtic
18:55 Salzburg ? – ? RasenBallsport Leipzig
Europa League – Group C
18:55 Bordeaux ? – ? Slavia Prague
18:55 Zenit St. Petersburg ? – ? FC Koebenhavn
Europa League – Group D
18:55 Anderlecht ? – ? Spartak Trnava
18:55 Fenerbahce ? – ? Dinamo Zagreb
Europa League – Group E
18:55 Qarabag FK ? – ? Sporting CP
18:55 Vorskla Poltava ? – ? Arsenal
Europa League – Group F
18:55 Milan ? – ? F91 Dudelange
18:55 Real Betis ? – ? Olympiacos
Europa League – Group G
16:50 Spartak Moscow ? – ? Rapid Wien
21:00 Rangers ? – ? Villarreal
Europa League – Group H
21:00 Apollon Limassol ? – ? Lazio
21:00 Eintracht Frankfurt ? – ? Marseille
Europa League – Group I
21:00 Malmoe FF ? – ? Genk
21:00 Sarpsborg 08 ? – ? Besiktas
Europa League – Group J
18:55 FC Krasnodar ? – ? Akhisarspor
21:00 Standard Liege ? – ? Sevilla
Europa League – Group K
16:50 FC Astana ? – ? Dynamo Kyiv
21:00 Jablonec ? – ? Rennes
Europa League – Group L
18:55 BATE Borisov ? – ? Vidi FC
21:00 Chelsea ? – ? PAOK Thessaloniki FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *