• |
ide | kryesore

Godet sërish Tërmet Peçi, këndon labçe për 29 Nëntor (VIDEO)

Syri i Lapsit



74 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët është përkujtuar sot edhe në qytetin e Tepelenës. Veç ceremonisë dhe homazheve në varrezat e dëshmorëve, është shtruar një drekë zyrtare edhe për veteranët e qytetit nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Një moment pikant gjatë drekës ishte kur vetë kryebashkiaku nisi të këndonte labçe. Përballë tij ishte mjeshtri i isopolifonisë Golik Jaupaj. Tërmet Peçi ia merrte këngës, ndërsa Goliku ia kthente. Veteranët përreth mbanin iso. Dallimi kësaj here është se kënga nuk ishte për Enver Hoxhën si disa muaj më parë kur shkaktoi dhe reagime politike. Tërmet Peçi është një kryebashkiak atipik dhe pikërisht për këtë tërheq vëmendjen e medias.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *