• |
ide | kryesore

Himni i Champions, koha për të lidhur këpucët: për ata që nuk dinë ta bëjnë, i’a ku vjen Griezmann

Sport



Jo të gjithë janë të aftë të lidhin këpucët, por nuk ka problem për sa kohë në fushë është Antoine Griezmann. Vigjilja e Atletico Madrid-Monaco, ndeshja e parafundit e Grupit A të Champions, ka shijuar një moment shumë zbavitës dhe të dashur njëkohësisht.

Ndërsa luhej himni i kompeticionit dhe kalonin në ekran fytyrat e futbollistëve, në fund të grupit të Colchoneros një fëmijë buzëqeshte, ndërsa kujdestari i tij rastësor kujdesej për të.

Antoine Griezmann, kampion Bote në fuqi e ylli absolut i spanjollëve gjeti momentin të ulej dhe ti lidhte këpucët fëmijës që kishte marrë për dore përpara takimit. Në fund të fundit, jo cdo kush është i aftë ti lidhë…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *