• |
ide | kryesore

I ati i Lautaro kundër Spalletti: “Vazhdo kështu dhe do të mbarojë fati i mirë”

Sport



Pankina e Lautaro kundër Tottenham nuk i ka pëlqyer të atit Martinez, protagonist i një postimi të helmatisur, që pastaj e fshiu, kundër Luciano Spalletti. ” Vazhdo kështu dhe do të mbarojë fati yt i mirë “, ka shkruar babai i sulmuesit zikaltër duke shtuar “cagon” një shprehje aspak elegante.

Fakt është se sulmi ndaj Spalletti ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, duke përfunduar kudo, përpara se Martinez të vendoste ta hiqte. I qartë motivi i tërbimit: pas provës së mirë të Lautaro kundër Frosinone, i ati mendoi se ishte logjike që ti jepej Toro një tjetër shans.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *