• |
ide | kryesore

Kate Middleton tregon entuziasmin për fëmijën e Meghan

Paparazzi, Slider



Menjëherë pas lajmeve që Princi Harry dhe Meghan Markle do të shpërnguleshin nga “Kensigton Palace”, shumë thashetheme apo citime nga burime të afërta me ta, hodhën tezat që e gjithë lëvizja po bëhej për shkak të marrdhënies së keqe me dukeshave.

Gjithsesi ditën e djeshme Kate Middleton i ka dhënë fund këtyre fjalëve, në mënyrën më të ëmbël të mundshme, vetëm siç ajo di të bëjë. Duke vizituar qytetin e Leicester-it së bashku me Princin William, ku bën homazhet për tragjedinë e aksidentit me helikopter në të cilin u përfshi presidenti i ndjerë i klubit të futbollit të qytetit, ajo bëri një bisedë të shkurtër me një kalimtare të rastit.

Gruaja e pyeti se si ndihej ajo për fëmijën që do të vijë, të Meghan dhe Harry-t, dhe Kate tha: “Po, jam e emocionuar. Është një kohë kaq e veçantë që fëmijët e mi të kenë një kushëri të vogël me të cilin mund të luajnë. Kështu që po, është e speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *