• |
ide | kryesore

Këngëtarja shqiptare Ava Max, në krye të klasifikimeve në botë

F1, Paparazzi



Amanda Koçi ose ndryshe siç njihet me emrin e skenës Ava Max ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj Sweet but Psycho.

24-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë ne I Tunes në Britaninë e Madhe.Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

Të shumtë janë dhe fansat që e komentojnë paraqitjen e saj dhe stilin e të kënduarit me atë të Lady Gaga-s.

Amanda është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Ajo është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *