• |
ide | kryesore

Komunistët në protestë: “Poshtë qeveria neo-balliste e Edi Ramës”

Lajme, Të fundit

Përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranë kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar. Ata i kryen homazhet një orë pasi në atë vend kryen homazhe përfaqësuesit e qeverisë. Nostalgjikët e Enver Hoxhës vendosën buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri”, por për herë të parë mbanin në duar pankarta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Poshtë Qeveria neoballiste e Edi Ramës” dhe “Bularati është Shqipëri”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të Enver Hoxhës. Shkak për këtë revoltë të komunistëve është bërë nderimi i eshtrave të Mit’hat Frashëri, themeluesit të Ballit Kombëtar. ©LAPSI.al

veteranet

veteranet gjashte veteranet nje veteranet tre veteranet kater veteranet pese

4 Comments

  1. Sepse Berisha nuk e nxori jashte ligjit kete parti ogur zeze qe per 50 vjet vrau,preu,internoi me dindra shqiptare.Se po te kishe vendosur ligjin e gjenocidit keta kerma nuk do i shikoje sot te protestonin me fotot e diktatorit -Erdhjer-

    1. Këta nuk paskan dalë kundër Berishës ?
      Po a nuk ishin “vullnetarët e Enverit” që dolën si në 1991, ashtu edhe në 1997 me “demostrata” të dhunëshme kundër Berishës e PD ?
      Mandej nuk është e vërtetë se Berisha nuk i nxorri jashtë ligjit partitë ekstremiste enveriste.
      Që në vitin 1992 kur PD erdhi në pushtet e president i Shqipërisë me vota normale u zgjodh Berisha, kësisoj partishë u shpallën të paligjeshme.
      Si parti “të ligjëshme” i solli përsëri në politike qeveria Nano e dalë nga revolucioni bollshevik i 97-tës.
      Kjo është e keqja më e madhe e shqiptarëve.
      Mungesa e kujtesës historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu