• |
ide | kryesore

Meta rrëfen raportet “e mira” me Veliajn: Për Unazën e Madhe duhet transparencë

Lajme, Të fundit



Në një intervistë që dha për emisionin “Opinion”, Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer edhe raportet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional”, – është shprehur Meta duke shtuar: “Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive” – tha Meta që nuk qëndroi kaq i qetë kur u pyet për projektin e Unazës së Madhe dhe protestat e banorëve.

“Mendoj që dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën, për investimet e qindra familjeve dhe të banorëve. Në këtë drejtim kam bërë thirrje për transparencë të plotë sa i takon projektit dhe për një dialog. Transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve të cilat cenohen për shkak të këtij projekti. Të gjendet një zgjidhje e drejtë” – tha Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ra edhe ky ne bythqimllik. Per Erion plehren flitet vetem me perbuzje. Police bashkiake i paraqet si banore nderkohe qe te tjeret humbin shtepiat. Pallate do behet ajo zone ne menyre qe Plehra te fitoje zgjedhjet e te marri PS-ne

  2. Po kot nuk bente gam gam ky kokemadhi… donte dhe ky llokmen e vet tek tere ajo shume eurosh.

    Nuk e keni pare se sa here eshte ne loje nje shume e konsiderueshme financiare , e nxjerr dhe ky koken ( e madhe) me deklarata qe nuk kane te bejne fare me rolin e tij si president.

  3. Te tere keta derrat nje hunde kane pamvaresisht se hungurine nga nje here njeri me tjetrin por ne nje batak jane kallaisur dhe po kallaisen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *