• |
ide | kryesore

Nga Anglia zyrtarizojnë akordin Milan-Chelsea për ish-kampionin botës

Sport



Përpara ishin vetëm zëra merkato, por tani janë shumë pranë zyrtarizimit. Cesc Fabregas duket një hap larg Milan dhe konfirmimin e ka publikuar The Sun. Sipas tabloidit britanik ka një marrëveshje të nivelit të lartë mes Chelsea e kuqezinjve, të cilët janë gati të derdhin një lloj dëmshpërblimi ndaj londinezëve për të liruar Fabregas, në skadencë kontrate në qershor, por me qëllimin për ta marrë që në janar.

Pikërisht dëmshpërblimi ka mbetur ende nyja për tu zgjidhur: Abramovich ka nisur nga kërkesa prej 10 milionë stërlina, rreth 12 milionë euro, një shifër e konsideruar shumë e lartë nga Leonardo, që duhet të mendojë gjithashtu edhe për penalitetin e mundshsëm që mund të vijë nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.

Problemi i fundit është pagesa, duke qenë se spanjolli duhet të marrë ende nga londinezët, nga janari në qershor, 4.5 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *