• |
ide | kryesore

Pas reagimeve të fansave, Era Istrefi sqaron foton me “shqiponjë” në Greqi

Paparazzi, Slider



Një fotografi e publikuar nga Era dhe Nora Istrefi, ku urojnë shqiptarët për 106 vjetorin e Pavarësisë ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit.

Duke mbajtur plis në kokë dhe duke bërë shqiponjën me duar në Akropolis , bëri që shumë nga fansat të indinjuar se kjo është një fyerje e madhe për dy shtetet. Pas shumë komenteve ka ardhur dhe reagimi i Erës e cila  shpjegon se kjo ishte një rastësi.

Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ka shkruar këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *