• |
ide | kryesore

PD: Skema korruptive dhe shkeljet në projektin e Unazës së madhe

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka bërë akuza të tjera të forta kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Këshilltari ligjor në selinë blu, Gazmend Bardhi tha në një konferencë për shtyp se projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv, në shkelje të plotë të VKM nr.628 dhe të ligjit të sponsorimeve.

“VKM nr. 628 përcakton rregullat për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve, ku më kryesori është studimi i fizibilitetit, ai që orienton qeverinë, nëse një projekt është i dobishëm dhe nëse kosto justifikon përfitimin. Në nxitim për të grabitur 40 milionë euro, qeveria nuk ka zbatuar VKM nr 628 për të bërë analizën e kostos dhe përfitimeve, ku përfshihet si detyrim ligjor edhe vlera e shpronësimeve. Për shkak të shkeljes së ligjit, sot, askush nuk e di sa kushton realisht projekti i Unazës së Re. 40 milionë euro është vetëm vlera që Edi Rama ka vendosur të ndajë me 3 kompani të paracaktuara për ndërtimin e 2.2 kilometrave rrugë” – tha Bardhi.

Sipas tij projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh. Bardhi thotë se ligji i sponsorizimeve ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve, siç ka ndodhur me projektin e Unazës së Re dhe se përveç kompanive të ndërtimit, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e rrugës, kompaninë “dhuruese” të projektit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ngrehu o popll per te drejtat e tuaja sepse edhe ajrin qe merrni fryme do ju a marrin keto rilindas

  2. Hahahahahahahaha, cfare karagjozesh! Nxjerrin nje tabele nga askushi dhe qe i referohet asgjeje qe gjithsesi do te indinjoje ari-n, Stalinin (Ermonelen, i pa strehe etj.), XIXA, Mutin e Meros etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *