• |
ide | kryesore

Video/ Djajtë e Milan, nga ferri në parajsë, asnjë problem për anglezët, turpërohet Sevilla

F1, Sport, Video



Konfirmimet janë dhënë në mënyrën e tyre nga pretendentët për trofeun e Europa League. Arsenal e Chelsea nuk bëjnë kompromise, Milan fiton në një ndeshje rokamboleske, kur për një pjesë loje mendoi më të keqen, ndërsa Sevilla humbet në Liezh, duke rrezikuar të dalë jashtë kompeticionit ku është eksperte, që në fazën e grupeve.

Londinezët e Emery shënojnë tre herë në transfertën e Vorskla, sa për të treguar se kush komandon grupin E. Topcinjtë mbajë kështu me 13 pikë, në distancë portugezët e Sporting, që shkatërruan 1-6 Qarabag të Ansi Agollit. Ish-kapiteni i kombëtares e pa disfatën e azerëve nga pankina, ndërkohë që në ndeshjen e fundit edhe në rast të një fitore të Qarabag në Emirates kundër Arsenal, angelzët e kanë të siguruar vendin e parë me suksesin në ndeshjen direkte me Sporting.

Milan pothuaj e ka vendosur këmbën përtej fazës së grupeve me fitoren 5-2 kundër Dudelange. Luksemburgasit për pak bënë surprizën e madhe në San Siro, duke përmbysur golin e Cutrone, por më pas skuadra e Gattuso shënoi katër gola, duke rikthyer sërisht suksesin në favor të kuqezinjve. Fitorja ndaj Olimpiakos e mban me 11 pikë Betis në krye të Grupit F, por italianët, që janë një distancë larg, kanë tre pikë avantazh ndaj grekëve që i kanë mundur 3-1 në ndeshjen e parë. Për Milan në ndeshjen e fundit në Pire mjafton edhe një humbje me një gol diferencë për tu kualifikuar.

Nuk diskuton asgjë rekordmeni i fazës së grupeve Chelsea. Skuadra e Maurizio Sarri ka vetëm fitore, ashtu si edhe Salsburg dhe Eintraht Frankfurt, por londinezët kanë pësuar vetëm një gol në pesë ndeshje. Kundër PAOK Blutë kanë shënuar katër gola, të udhëhequr nga Giroud me dy gola dhe më pas Hudson-Odoi dhe Morata që kompletuan pokerin anglez, që me këtë formë të treguar është edhe kandidatja numër 1 për trofeun.

REZULTATET E NDESHJEVE
Europa League – Group A
Bayer Leverkusen 1 – 1 Ludogorets Razgrad
FC Zuerich 1 – 2 AEK Larnaca
Europa League – Group B
Rosenborg 0 – 1 Celtic
Salzburg 1 – 0 RasenBallsport Leipzig
Europa League – Group C
Bordeaux 2 – 0 Slavia Prague
Zenit St. Petersburg 1 – 0 FC Koebenhavn
Europa League – Group D
Anderlecht 0 – 0 Spartak Trnava
Fenerbahce 0 – 0 Dinamo Zagreb
Europa League – Group E
Qarabag FK 1 – 6 Sporting CP
Vorskla Poltava 0 – 3 Arsenal
Europa League – Group F
Milan 5 – 2 F91 Dudelange
Real Betis 1 – 0 Olympiacos
Europa League – Group G
Spartak Moscow 1 – 2 Rapid Wien
Rangers 0 – 0 Villarreal
Europa League – Group H
Apollon Limassol 2 – 0 Lazio
Eintracht Frankfurt 4 – 0 Marseille
Europa League – Group I
Malmoe FF 2 – 2 Genk
Sarpsborg 08 2 – 3 Besiktas
Europa League – Group J
FC Krasnodar 2 – 1 Akhisarspor
Standard Liege 1 – 0 Sevilla
Europa League – Group K
FC Astana 0 – 1 Dynamo Kyiv
Jablonec 0 – 1 Rennes
Europa League – Group L
BATE Borisov 2 – 0 Vidi FC
Chelsea 4 – 0 PAOK Thessaloniki FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *