• |
ide | kryesore

Video-skandali/ Kujtuan se nuk ishin në transmetim: gazetarët e RAI fyejnë Inter

Sport, Video



Gjatë pushimit të ndeshjes së Champions League mes Tottenham e Inter, telekronisti i Rai, Antonio Di Gennaro, ka artikuluar fjalën “skuadër koti” duke menduar se nuk ishte në transmetim. Komenti duket se i drejtohet formacionit zikaltër e ka gjeneruar shumë polemika në rrjetet sociale.

Di Gennaro ka provuar të mbrohet, duke tentuar të sqarojë cështjen përmes një postimi në profilin e tij në Facebook: “Termi ‘skuadër koti’ nuk i referohej Inter, por një pyetje direkte që më kishte bërë kolegu, përpara se të futeshin në transmetim, mbi skuadrën e ish-trajnerit tim Fatih Terim (Galatasaray), edhe një herë i mundur në Rusi. Më vjen keq për keqkuptimin. Nuk do mundja kurrë, mbi të gjithë për tifozët e shumtë zikaltër”.

E gjithë cështja tani është tek besimi në fjalët e Di Gennaro dhe në faktin se a mund të pyetet mbi një situatë pa lidhje me ndeshjen për të cilin po futeshin live dy gazetarët e RAI, pikërisht pak sekonda përpara transmetimit…

https://www.youtube.com/watch?v=W6yUkR_gM4s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *