• |
ide | kryesore

Xhaka dhe Leonita bëjnë “shqiponjën” për festat e Shqipërisë, por çifti rrezikon të përballet me kritika të panumërta

F1, Sport



Ylli i Arsenal, Granit Xhaka dhe e shoqja Leonita po përballen me një reagim të ashpër publik pas shfaqjes së gjestit të “Shqiponjës Shqiptare” gjatë një darke romantike. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Xhaka kishte dalë për darkë me bashkëshorten kur publikoi një foto të ciftit që duke kombinuar duart formuan gjestin tashmë të famshëm.

Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës bashkë me Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi, janë ngatërruar edhe më parë në lidhje me gjestin e shqiponjës, pavarësisht se ky simbol ka të bëjë me origjinën e futbollistëve. Xhaka dhe Shaqiri të dy treguan gjestin e Shqiponjës Shqiptare si festim gjatë Kupës së Botës, ndërsa Mustafi, mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane, e bëri në shenjë solidariteti me ta gjatë fitores së Arsenal në Cardiff në muajin shtator.

Përpara se Serbia dhe Zvicra të luanin me njëri-tjetrin në Kupën e Botës, komentatorët dalluan tensionin midis lojtarëve. Shaqiri, i lindur në Kosovë, mban flamurin e Zvicrës në njërën këpucë dhe atë të Kosovës në tjetrën. Familja e tij shkoi në Zvicër si refugjatë kur qeveria serbe nisi raprezaljet kundër shqiptarëve në Kosovë. Familja e Xhakës është gjithashtu nga Kosova. I ati ka kaluar gati 4 vjet si i burgosur politik në Yugosllavi për shkak se mbështeti pavarësinë e Kosovës.

Kur Serbia kërkoi dënimin e lojtarëve, liderët e Shqipërisë duartrokitën Xhakën dhe Shaqirin. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mbeten të tensionuara sa që shumë familje zgjodhën të lëvizin në vende të ndryshme Europiane, përfshirë Zvicrën.

Gjesti është simbol nacionalist, që përfaqëson shqiponjën me dy koka të flamurit të Shqipërisë. Dhe sic duket Xhaka dhe Leonita kanë zgjedhur posacërisht ditën e Pavarësisë së Shqipërisë për ta festuar në mënyrën e tyre, por tani cifti rrezikon të përballet edhe me më shumë kritika.



1 Comment

  1. Idiotesi, as ne jeten e tyre private nuk i lejojne shqipetaret te ndihen krenar per rrenjet e tyre. Nese vazhdojne keshtu te na ndrydhin dinjitetin Shteti Shqipetar duhet ta çoj çeshtjen ne gjykaten nderkombetare te te drejtqve te njeriut per sulme raciste ndaj shqipetarve dhe njeher e mire te vihet dinjiteti ne vend, pasi shqiperia dhe shqipetaret jane nje vend i lire dhe sovran, dhe ka te drejta te barabarta midis kombeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *