• |
ide | kryesore

Rama s’lufton për kufij, por për like në Facebook

1, Ide



Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet për çështjen e saj, ai lë nga pas një gjurulldi të vërtetë. Nuk bëri ndryshim as takimi i Pejës që megjithëse me dekor modern, pati një brendi të denjë për shekullin e XIX. Pas kësaj shfaqeje sa folklorike, po aq edhe të përshtirë, një pjesë e mirë e opinionistëve kosovarë i janë përveshur vënçe kryeministrit të Shqipërisë.

Disa e kritikojnë se nuk respektoi shtetin e Kosovës dhe flamurin e tij. Disa të tjerë se si gjithmonë nuk e shmangu dot rolin e paternalistit duke folur edhe në emër të tyre. Ka që shkojnë edhe më përtej duke fantazuar për një plan të përbashkët me Vuçiçin, që prodhoi menjëherë trazirat në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa më të politizuarit mendojnë se zgjodhi të mbështesë Thaçin në idenë e marrë të shkëmbimit të territoreve.

Lexo më tej:

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?
Të lexuara fjalë për fjalë, thëniet e Ramës mund të interpretohen në sejcilën nga këto mënyra. Por, të para në një perspektivë afatgjatë, të gjitha këto kritika janë lavdërime të pamerituara për një njeri, që nuk ka as plan, as projekt dhe as strategji të mirëmenduar, por sillet thjeshtë si një adoleshente në kërkim të vëmendjes.

Të gjithë kolegëve të mij në Prishtinë, që i janë vërsulur Edi Ramës duke e marrë seriozisht dua t’i kujtoj një ndodhi që ka ngjarë pak kohë më parë në një mbledhje të kabinetit qeveritar.

E ka rrëfyer në vetë të parë një njeri që ka qenë aty prezent. Një nga ata personazhe që kryeministri ynë, idhëtar i politikës spektakël, e gradoi zv ministër arsimi, vëtëm se kishte arritur të krijonte pak bujë në shtyp.

Dhe ky zv ministër, që e turpëroi shefin e vet sepse dha dorëheqjen vetëm pas dy javëve në detyrë, tregoi një skenë marramendëse nga mbledhja e qeverisë ku arriti të marrë pjesë. Një skenë kafkiane ku shefi i kërkonte llogari të rreptë vartësve ministra për pëlqimet që kishin marrë në rrjetet sociale. Ky ishte prokupimi madhor i atij tubimi. As sa detyra kishin rrealizuar, as dosjet qesharake që i dërgojnë Brukselit duke pretenduar se do të hapë negociatat, por vetëm e vetëm se sa atraktivë kishin qenë për konsumuesit e Tëitter, Instagram, Facebook.

Ndoshta po t’i kishin kushtuar vëmendjen e duhur këtij rrëfimi edhe kolegët e mij në Prishtinë nuk do të kishin qenë aq serioz në kritikat për Edi Ramën.
Ndoshta po t’a shikonin me këtë sy, as do të ishin kapluar nga paranoja për një projekt ogurëzi të gatuar mes Tiranës dhe Beogradit dhe as për ndonjë shitje të territoreve që sot i përkasin Kosovës.

Përpara tyre do të kishin ngritur pyetje pak më të thjeshta:
Si shpjegohet për shembull që vetëm brenda katër ditësh ministri i Financave dhe kryeministri shfaqen me qëndrime krejt të ndryshme në publik për sa i përket taksës 100% që u vu për prodhimet serbe? Si shpjegohet që shefi i diplomacisë në Tiranë, ka një qasje ku e ku të pakrahasueshme me atë të Edi Ramës për shkëmbimin e teritoreve? Si ka mundësi të shpërfaqet me kaq lehtësi ky amatorizëm për të cilin do të skuqeshin edhe qeveritë më qesharake të rruzullit? Si ka mundësi që në një ekip, ku nuk pipëtin askush veç të parit, të ketë të tillë zëra alternativë?

Përgjigjet për këto pyetje janë fare të thjeshta. Kjo kakofoni është shembulli më ilustrues se qeveria e Tiranës, nuk ka as plan, as strategji dhe as projekt. Prandaj Arben Ahmetaj foli korektësisht sipas traditës që ndjek Shqipëria prej vitesh dhe Edi Rama, në një sfond me flamuj dhe me shqiponja, në Pejë, improvizoi një qëndrim krejt të kundërt.

Kryeministri, ndryshe nga qëndrimi i akullt i vartësit të vet, e ndjeu se shou që organizoi në tubimin e përbashkët të dy qeverive, i jepte më shumë “like” në Facebook. Dhe sipas modelit të asaj mbledhjes së kabinetit, që tashmë është bërë e njohur në Tiranë, ai veproi menjëherë. Thjesht për shfaqe. Për të rënë në sy mbi të tjerët. Për të tërhequr pak më shumë vëmendje.

Për këto arsye qëndrimi i kritikëve të tij në Prishtinë u duk pak i ekzagjeruar. Sepse Edi Rama nuk duhet marrë seriozisht për ndonjë plan afatgjatë. Ai as nuk mund të ndajë, as të bashkojë shqiptarët. Ai thjesht do të shtojë ndjekësit e tij në rrejtet sociale.

©lapsi.al



13 Comments

  1. E megjithate Bushat, cmimin per shkrimin me te mire e ka marre Babaramo kete jave, sepse ndryshe nga ti, eshte me i sinqerte ne ate cka ka shkruar per Boden. Gjerat e Rames dihen tashme Ti vetem sa thekson ndonje gje nga Rama dhe ndofta mire ben, por nuk guxon te thuash te verteten per disa pseudoopozitare qe i boton pa asnje koment.

  2. z andi’ a S;DOTE ISHTE ME MIRE QE NE KUPTIMIN FILOZOFIK TE SHPREHJEVE TE TUA PAKSA TE ZBUTURA TE BASHKENGJITET EDHE EPITETI I SHKRIMTARIT KRASNIQI?

  3. Qe Rama eshte thjeshte nje karagjoz ne gjithçka qe thote e bene kete s’ka njeri qe s’e ka kuptuar! Por kur i njejti klloun cirku krijon standartin e shprehjes sipas stomakut, vetem per disa Like, kjo perben nje precedent! Dhe mos flasim pastaj per hilen e madhe mbrenda te shkembimit me humbje te territoreve me Serbine, ku i njejte klloun cirku na del si nje nder regjizoret kryesor te kesaj prapesie. Prandaj Bushat mos merremi vetem me karagjozlleqet e Rames, por kryesisht me ndarjen e kufinjve qe ky karagjoz po i jep nje dore shtyese ne fshehtesi…

  4. Ylli,Tosi dhe Bushati do te shisnin interesat shqiptare mjafton te jene kunder Rames! Kjo duket qarte qe eshte cfare do Saliu dhe Likja! Keta hedhin poshte Shqiperine dhe tere kombin shqiptar, vetem qe te dalin kunder Rames?! Ky pipiluqi Andi nuk tha asnje fjale per Clirimin e Shqiperise si detyre e familjes komuniste!

  5. Me “sikur” dhe me Bushat apo Shkullaq ,ja hodhi bythes Rama.E c’fare pastaj ,kush e rruan,bota ka kaq halle sa nuk can trapin per shqiperine.Puna eshte te jesh ne vemendje dhe Rama me manall ne dore e realizon perbukuri,Neser dalin lajme te reja dhe harrohen te gjitha.O burra duam buke dhe keshtu vazhon gjithe jeten.

  6. Më shumë sesa fjalët pa doganë që lëshon Rama, thjeshtë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve me “origjinalitetin” e tij infantil të djaloshit “garrip” tironas, mua mu duk veprimi i tij harbut në skenën e duarve mbi flamur. Ju kujtoj skenën kur thuajse me forcë tërhoqi nga duartë Haradinajn, për të krijuar skenën banale të “patriotizmit” për të vënë duartë njeri mbi tjetrin mbi flamurin që u pasua edhe me foton e përbashkët, sugurisht me inisiativën e tij, ku qeveritarët e dy republikave shqiptare, kryqëzuan dorën në gjoks,sikur të kishin dalë fitues në ndonjë ndeshje futbolli.

  7. O njerez,Ne CDO sekonde te jetes se tij dhe CDO veprim qe Ben,ai ka vetem nje paranoje: me terheqe vemendje dhe me ra Ne sy.A nuk e shihni so Ben me veshjet,tamam si nje katunar karaxhoz.Kedo te shihnim te veshur me citjane,Ne mal duke pre dru apo duke vadite kollomoq,te gjithe do I thonim katunar.PSE te mos I them I katunar ketij idiote qe Ne festen e kombit dhe Ne nje protokoll zyrtar vishet si katunar karagjoz.Ka njerez qe vdesin per sy dhe vemendje,po e vetmja gje qe I Ben interesant eshte paturpsia dhe idiotsia,e ky I ka the dyja.Mos I kushtoni as nje sekonde,kohe,eshte pushkatim per te.

  8. Shume zagare me pagese hyne ne cdo lajme vetem e vetem te mbrojne qelbesirat e ripickes .Tashme ju ka dale boja dhe te gjithe e dine se jeni ca te pafytyre qe per 320 mije leke keni shit shpirtin tek djalli .Or kurva me pagese(prostituta te lodhura) e ka marre ferra uraten me kohe,njerezit presin nga casti ne cast te shperthejne . Mjere ju ku do shkoni o kurva.

  9. Tanii o Andi dhe Shkullaku por edhe Tosi ju lutem update fotot tuaja! Jeni shume te rinj ne foto per te qene te tille mercenare!

  10. Që këtij megallomani kokëbosh i pëlqen që sa më shumë shqiptarë të hedhin like në mediat për te. kjo nuk ka nevojë fare të komentohet pasi ai është i vetmi kryeministër në Europë që ka krijuar një televizion privat vetëm për tu vetëpropoganduar.
    Por më shumës se kjo manierë që bën pjesë në psikozën e tij prej megallomani, pra më shumë se “like-t” e shqiptarëve , ai bën çmos me të gjitha mjetet e ligjëshme e të palighjëshme që të grumbullojë vota për te.
    Vini re si aktron viktimën qaramane, e pas pak arrogantin agresiv, rretorikën boshe pa asnjë përmbajtje, e gjuhën banale të sharjeve e talljeve me emrat e qytetarëve, kundërshtarëve politikë e gazetarëve.
    Vini re kur pozon me fodullëk me kokën lartë si Musolini duke skërmitur dhëmbët me nënqeshje cinike, e mandej kur shpërthen me të qeshura fare kot prej të çmenduri , pasi ulërin për çdo kritikë “shpifje, shpifje, shpifje”.
    Të mos harojmë se sipas llogarive që dalin nga votat e blera , më së paku 20 deputetë që kanë krijuar shumicën me të cilën mburret, janë produkt i drogës, nja 10 apo 15 të tjerë janë produkt i premtimeve mashtruese e nja 10 të tjerë janë produkt i kërcënimeve të bandave mafioze të lidhur me Gjushët kryebashkiakë. Edhe ato 30 deputetë që kanë dalë nga “elektorati socialist” i mirëfilltë, me marrëzitë që po bën kohët e fundit nuk i ka më aq të sigurta pasi edhe një pjese të madhe edhe të së majtës e ka kundër.
    Pra nuk ka sepse të meret Edi Rama si një “budalla” që i paska shkrepur ti bëjnë like në mediat.
    Gjithë hallin e ka se nuk po i dalin hesapet me votat.

  11. “Ideali politik” i vetëm i Ramës, tashmë me simbolikën e “tepsisë së pushtetit” që ai e pranon dhe e përmend shpesh, është pushteti absolut i parasë qëmund të arrihet vetëm me pushtetin absolut politik.
    Shqiptarët duhej të tmeroheshin vetëm nga pasioni i madh që ka Rama për pushtetin absolut të tepsisë së madhe Shqipëri, ku ai në mënyrën më harbute deklaron se nuk do të lë njeri që të fusë dorën për të marë. ndonjë kafshatë.
    Kaq shumë e ka çorçditur mendjen e tij “tepsia e pushtetit të pakufizuar” sa që fillon e tallet edhe me emrin mbiemrin e tij Rama. Dihet që mbiemri apo emri Rama, është një shkurtim i emrit mysliman Ramazan apo Ramadan.
    Ai tallet me “Ramazonin”, pra mbiemrin e tij të shkurtuar, siç tallet edhe me shkurtimin e emrit Ramazan në Zaho.

  12. Bushter pse sflet diqka edhe per veten tane ,Qfar je ? Qfar ben? per kend Punon?A je i inkuadruar dikun si bashkpuntor? Trego ta dim Jep CV-in Tande .
    se populli te njeh qfar je Bush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *