• |
ide | kryesore

Arrestohet në Shkodër hajduti 27-vjeçar me emrin e rrallë, Mentadent

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës tha se zbardhi disa vjedhje të ndodhura në këtë qark për të cilat është arrestuar një 27-vjeçar. Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë të Malësisë së Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë një urdhër-ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”.

27-vjeçari akuzohet për vjedhjen e makinës së Gj.Q. në 27 maj 2018 në lagjen “Vasil Shato” të Shkodrës. Në të njëjtën datë, sipas policisë ka vjedhur edhe makinën e shtetases F. Xh. në lagjen “Qemal Stafa” të këtij qyteti. Ndërsa në 14 tetor në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe i ka vjedhur E. Gj. makinën dhe një lopë. Por ajo që ka rënë më shumë në sy se vjedhjet e tij është emri i hajdutit, i njëjtë me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *