• |
ide | kryesore

Bebe Rexha, gati për çmimin e madh të karrierës

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha do të rrëmbejë çmimin “Breakthrough Artist Award” në konferencën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Music Biz 2019”. Eventi do të mbahet më 7 maj në Los Angeles ndërkohë që këngëtarja është lajmëruar se do të vlerësohet me këtë çmim më 7 nëntor të këtij viti.

“Breakthrough Artist Awards” i jepet artistit që ka patur impaktin më të madh përgjatë një viti në industrinë e muzikës dhe karriera e të cilit ka arritur në një tjetër nivel. Artistët e viteve të kaluara që janë nderuar me këtë çmim janë; Ariana Grande, Meghan Trainor, Nicki Minaj, John Legend dhe Carrie Underwood. “Nga lançimi i hiteve që rrënjosen në memorien e publikut deri tek publikimi i albumit të saj “Expectations që është shumë i suksesshëm, Bebe Rexha ka lënë një impakt të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës” ,-tha James Donio presidenti i “Music Biz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *