• |
ide | kryesore

Difekt me avionin, Merkel vonohet në takimin e G-20

Planet



Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ia doli të ishte në kohë në mbledhjen e samitit G-20 në Buenos Aires.

Avioni i saj qeveritar, Airbus me 4 motorë të modifikuar SE A340-300, u nis nga Berlini dhe bëri një ulje të detyrueshme në Këln për shkak të një dështimi elektrik të sistemit.

Kjo e detyroi Kancelaren të vonohej të paktën 5 orë para se të mund të hipte në një avion tjetër për në Amerikën Latine.

Është bërë pothuajse rutinë që politikanët gjermanë të mbeten të bllokuar për shkak të problemeve me avionët.  Zv/Kancelari Olaf Shcholz, i cili pati një problem të  ngjashëm muajin e kaluar, u detyrua të kthehej nga Bali, Indonezia.

Vitin e kaluar Merkel u vonua për një udhëtim në Egjipt sepse pajisja e ngrohjes në avion nuk funksiononte. Por nuk është vetëm avioni që transporton udhëheqësit e Gjermanisë që ka pasur probleme.

Vitin e kaluar, ministri i Mbrojtjes Ursula von der Leyen duhet të kthehej nga Lituania në Gjermania me një avion ushtarak, i cili pësoi një mosfunksionim të motorit, duke detyruar forcat ajrore të merrnin ministrin në një avion tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *