• |
ide | kryesore

Drogë nga Shqipëria dhe Holanda, pranga bandës italo-shqiptare

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puljas. 20 persona u arrestuan pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar. Aksioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincat e Kietit, Xhenoas, Kampobasos dhe Foxhias. Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda dhe Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë, rumunë dhe shqiptarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *